Flamurtari mposhtet nga Dinamo, përleshje mes stafeve dhe 3 kartona të kuq në Vlorë! Tifozët rrethojnë stadiumin dhe presin daljen e arbitrit, ndërhyn policia (VIDEO)

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri mbylli sot javën e 20-të. Në 14:00 në stadiumin "Loni Papuçiu" në Fier, Apolonia fitoi 1-0 me Orikun. Ndeshja u karakterizua nga një luftë e fortë sportive, teksa Omeri në minutën e 75 vendosi ndeshjen dhe tri pikët për vendasit. Në fund miqtë nga Orikumi nuk u pajtuan me vendimet e arbitrit, duke protestuar pas fërshëllimës së trefishtë. Po sot në 17:00 u zhvillua "finalja" mes Flamurtarit dhe Dinamos në Vlorë. Dinamo fitoi 0-1 me penalltinë e Denisson, teksa në fushë pati përleshje dhe tre kartona të kuq. Sfida u ndërpre për 10 minuta, teksa vendasit akuzojnë kryesorin Cjapi për penallti të guximshme. Tifozët vendas rrethuan stadiumin "Flamurtari" dhe qëndruan gjatë, megjithëse policia është prezente në zonë.

Në stadiumin "Loni Papuçiu" në Fier, Apolonia fitoi 1-0 me Orikun për javën e 20-të në Kategorinë e Parë. Përballja e sotme mori jetë në 14:00, me vendasit që iu falën golit të Omerit në minutën e 75-të. Fundi i ndeshjes ka pasur tension, me Malon te miqtë që pas dy kartonave të verdhë është larguar me të kuq. Oriku në fund nuk është pajtuar me vendimet e arbitrit, teksa kanë protestuar te kryesori. Është dashur ndërhyrja e sigurisë që situata mos acarohej. Pas javës së 20-të, Apolonia me 28 pikë mban vendin e shtatë, me pikë të njëjta me Besën që është një pozicion më sipër dhe ndodhet në zonën e promovimit. Nga ana tjetër, Oriku me 21 pikë është në vendin e 12-të.

Flamurtari humbi 0-1 me Dinamon për javën e 20-të në Kategorinë e Parë. Ka qenë një 11 metërsh i akorduar nga kryesori Kreshnik Cjapi që ka nxehur gjakrat në Vlorë, aty ku ishin afro 3 mijë tifozë në "finalen" e Kategorisë së Parë. Denisson për miqtë nuk gaboi nga 11 metra, duke kaluar miqtë në avantazh pas 82 minutave lojë. Fill pas golit, tifozët kanë hedhur "lumë" shishesh në fushë, teksa ka pasur përplasje mes drejtuesve të dy klubeve në pankinë. Kapiteni i vendasve, Ribaj dhe trajneri i Flamurtarit Marcelo Troisi, si edhe drejtori i Dinamos, Ermal Barushi, janë nxjerrë me karton të kuq. Pas përplasjes sfida u ndërpre për 10 minuta, për të vijuar më pas me 14 minutat shtesë. Edhe pse dueli vijoi, vendasit nuk mundën të barazonin dhe Dinamo merr tri pikë me vlerë. Fundi i ndeshjes ka qenë sërish i tensionuar, teksa arbitrat janë shoqëruar me forcat e sigurisë dhe policisë për t'u futur në dhomat e zhveshjes. Pas javës së 20-të në Kategorinë e Parë, Dinamo me 37 pikë mban vendin e dytë, një më pak se Skënderbeu kryesues. Flamurtari me 35 pikë qëndron në vendin e tretë. Pas duelit për Oversport, presidenti i vlonjatëve, Tifozët vendas kanë rrethuar stadiumin "Flamurtari" dhe nuk largohen, megjithëse policia është prezente në zonë. Ultrasit vlonjatë janë duke pritur daljen e arbitrit Kreshnik Cjapi. Duket se penalltia e dhënë nga Cjapi dhe kthimi në gol nga Denisson ka shkaktuar kaos në Vlorë, me tensionin që kapi tribunat dhe stafet respektive të dy skuadrave gjatë ndeshjes. Forcat blu kanë marrë masa të shtuara për sigurinë e arbitrave dhe pritet që dalja e tyre nga Vlora të bëhet nën shoqërinë e policisë.

Sinan Idrizi tha se askush nuk mund të tallet me investimin e tij, duke shigjetuar direkt organizatorët e FSHF-së dhe arbitrin Cjapi.

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:12
VIDEO/ Tensione pa fund në Vlorë, tifozët e Flamurtarit rrethojnë stadiumin dhe presin daljen e arbitrit Cjapi


Vijojnë tensionet në Vlorë pas humbjes së Flamurtarit 0-1 me Dinamon për javën e 20-të në Superligë. Tifozët vendas kanë rrethuar stadiumin "Flamurtari" dhe nuk largohen, megjithëse policia është prezente në zonë. Ultrasit vlonjatë janë duke pritur daljen e arbitrit Kreshnik Cjapi. Duket se penalltia e dhënë nga Cjapi dhe kthimi në gol nga Denisson ka shkaktuar kaos në Vlorë, me tensionin që kapi tribunat dhe stafet respektive të dy skuadrave gjatë ndeshjes. Forcat blu kanë marrë masa të shtuara për sigurinë e arbitrave dhe pritet që dalja e tyre nga Vlora të bëhet nën shoqërinë e policisë.

Ora 19:44
'Federata sjell arbitra që tallen me ne', presidenti i Flamurtarit: Çfarë presin këta, të marr pushkën?

Flamurtari humbi 0-1 me Dinamon për javën e 20-të në Kategorinë e Parë. Ka qenë një 11 metërsh i akorduar nga kryesori Kreshnik Cjapi në të 82 minutë (kthyer në gol nga Dennison) që ka nxehur gjakrat në Vlorë. Tre kartona të kuq, tension mes stafeve dhe sende të forta nga tifozët në drejtim të arbitrave, kjo ishte panorama e ndeshjes që zgjati më shumë se 104 minuta dhe u ndërpre gjatë në fundin e saj.

Pas duelit për Oversport, presidenti i vlonjatëve, Sinan Idrizi tha se askush nuk mund të tallet me investimin e tij, duke shigjetuar direkt organizatorët e FSHF-së dhe arbitrin Cjapi.

"Nuk është si e pashë unë këtë ndeshje, problemi është si e shihni ju. Të prishet futbolli në këtë farë feje unë nuk e kuptoj. Nuk kam fjalë të përdor për të gjithë këta që vijnë këtu drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit, për këta gjyqtarë që vijnë e prishin investimin tonë. Çfarë presin nga ne, të marr pushkën e filloj pushkën me këta?! Ne duam të jemi fushë civili, ishte stadiumi i tejmbushur plot. Pra më e pakta sjellin arbitër amator. Më e shumta ore nuk e doni Flamurtarin në Superiore, nuk luajmë fare, luajmë në të Tretën, jemi rehat.

Nëse ky arbitrim që vjen sot ofendon një investim të tillë… Në këtë farë feje, një ndeshje mes ekipeve pretendente që acaron në këtë mënyrë një qytet të tërë. Në Shqipëri paragjykohet, paragjykohet kush do të shkojë, kush do të blejë, kush do të vihet e të tjera si këto. Flamurtari nuk ka hyrë kurrë në histori arbitrash. Po si duket këta nuk zënë mend akoma, por të jenë të qartë për një gjë, se këtë herë kanë për të parë një Flamurtar që reagon, jo histori batutash. Të jeni të sigurt se me investimin tim dhe të qytetit nuk tallet njeri", tha Idrizi.

Pas javës së 20-të në Kategorinë e Parë, Dinamo me 37 pikë mban vendin e dytë, një më pak se Skënderbeu kryesues. Flamurtari me 35 pikë qëndron në vendin e tretë.

Ora 18:56
VIDEO/ Ndërpritet ndeshja në Vlorë, Dinamo ndëshkon Flamurtarin me penallti! 3 kartona të kuq dhe përplasje mes drejtuesve

 

Flamurtari humbi 0-1 me Dinamon për javën e 20-të në Kategorinë e Parë. Ka qenë një 11 metërsh i akorduar nga kryesori Kreshnik Cjapi që ka nxehur gjakrat në Vlorë, aty ku ishin afro 3 mijë tifozë në "finalen" e Kategorisë së Parë. Denisson për miqtë nuk gaboi nga 11 metra, duke kaluar miqtë në avantazh pas 82 minutave lojë. Fill pas golit, tifozët kanë hedhur "lumë" shishesh në fushë, teksa ka pasur përplasje mes drejtuesve të dy klubeve në pankinë. Kapiteni i vendasve, Ribaj dhe trajneri i Flamurtarit Marcelo Troisi, si edhe drejtori i Dinamos, Ermal Barushi, janë nxjerrë me karton të kuq. Pas përplasjes sfida u ndërpre për 10 minuta, për të vijuar më pas me 14 minutat shtesë. Edhe pse dueli vijoi, vendasit nuk mundën të barazonin dhe Dinamo merr tri pikë me vlerë. Fundi i ndeshjes ka qenë sërish i tensionuar, teksa arbitrat janë shoqëruar me forcat e sigurisë dhe policisë për t'u futur në dhomat e zhveshjes. Pas javës së 20-të në Kategorinë e Parë, Dinamo me 37 pikë mban vendin e dytë, një më pak se Skënderbeu kryesues. Flamurtari me 35 pikë qëndron në vendin e tretë.

Ora 16:12
Një gol dhe karton i kuq, Apolonia mund Orikun mes tensionit (VIDEO)

Në stadiumin "Loni Papuçiu" në Fier, Apolonia fitoi 1-0 me Orikun për javën e 20-të në Kategorinë e Parë. Përballja e sotme mori jetë në 14:00, me vendasit që iu falën golit të Omerit në minutën e 75-të. Fundi i ndeshjes ka pasur tension, me Malon te miqtë që pas dy kartonave të verdhë është larguar me të kuq. Oriku në fund nuk është pajtuar me vendimet e arbitrit, teksa kanë protestuar te kryesori. Është dashur ndërhyrja e sigurisë që situata mos acarohej. Pas javës së 20-të, Apolonia me 28 pikë mban vendin e shtatë, me pikë të njëjta me Besën që është një pozicion më sipër dhe ndodhet në zonën e promovimit. Nga ana tjetër, Oriku me 21 pikë është në vendin e 12-të.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 20/03/2023 22:36

    Ik o llumi i Vlores hani fara ne lungomare dhe kruani topat.. ne vende qe te merreni me drejtusit e klubit qe e kane katandisur Flamurtarin ne kete pike vdekje merreni me arbitrin.

    Përgjigju
  • Sinan Sulltan: 20/03/2023 22:30

    Sinan Yrryxhym dollap kallkan e dhjeve Flamurtarin o pa di e iman

    Përgjigju
  • Koku: 20/03/2023 22:22

    Penallti e paster ai nderhyrri me te dyja kembet. Gjithmon skuadrat e kryeqytetit jan favorizuar, por kjo duket penallti e paster.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 20/03/2023 22:14

    Kur fiton Flamurtarine Tirane 5-1 ju labet nuk flisni per gjykimin.Dinamo ju mposhti me merite.

    Përgjigju
  • Ari: 20/03/2023 20:08

    Sqe penallti ku e pa ai albiter rq. Turp lan nam blejn ndeshet e kategoris se dyte

    Përgjigju
    • Eri: 21/03/2023 03:16

      Ver syzet

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja