Flamurtari humbi 0-1 me Dinamon për javën e 20-të në Kategorinë e Parë. Ka qenë një 11 metërsh i akorduar nga kryesori Kreshnik Cjapi që ka nxehur gjakrat në Vlorë, aty ku ishin afro 3 mijë tifozë në "finalen" e Kategorisë së Parë. Denisson për miqtë nuk gaboi nga 11 metra, duke kaluar miqtë në avantazh pas 82 minutave lojë. Fill pas golit, tifozët kanë hedhur "lumë" shishesh në fushë, teksa ka pasur përplasje mes drejtuesve të dy klubeve në pankinë. Kapiteni i vendasve, Ribaj dhe trajneri i Flamurtarit Marcelo Troisi, si edhe drejtori i Dinamos, Ermal Barushi, janë nxjerrë me karton të kuq. Pas përplasjes sfida u ndërpre për 10 minuta, për të vijuar më pas me 14 minutat shtesë. Edhe pse dueli vijoi, vendasit nuk mundën të barazonin dhe Dinamo merr tri pikë me vlerë. Fundi i ndeshjes ka qenë sërish i tensionuar, teksa arbitrat janë shoqëruar me forcat e sigurisë dhe policisë për t'u futur në dhomat e zhveshjes. Pas javës së 20-të në Kategorinë e Parë, Dinamo me 37 pikë mban vendin e dytë, një më pak se Skënderbeu kryesues. Flamurtari me 35 pikë qëndron në vendin e tretë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
53.3%
-
Keq
34.8%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 735
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Merkato drejtorësh, Flamurtari shkarkon Artim Pollozhanin! Gati ish-zyrtari i Partizanit
10 Janar, 08:46
-
Dënim i rëndë për Dinamon, CAS i jep të drejtë Mehmetit! Klubi i detyrohet 44 mijë €, trajneri: Duhet respekt për punën (DOKUMENTI)
7 Janar, 14:31
-
Zyrtarët e Galatasaray 'zbarkojnë' në Vlorë, takim 'kokë më kokë' me drejtuesit e Flamurtarit! Bashkëpunim në disa fusha
6 Janar, 11:23
-
Dinamo zbret nga froni Egnatian, e përmbys 1-3 dhe ‘rrëmben’ trofeun e Superkupës së Shqipërisë pas 17 vitesh
28 Dhjetor 2025, 21:06
-
Sot Superkupa e Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamos, Tetova: Dua që të zgjidhet brenda 90 minutave! Qefalija: Ne futemi për fitore
28 Dhjetor 2025, 12:20
-
Superliga/ Tirana braktisi ndeshjen, AF Elbasani kërkon fitoren në tavolinë! Idrizi ëndërron Sadikun dhe Cikalleshin në Vlorë, 'tronditet' Partizani
26 Dhjetor 2025, 08:59
-
Takim 3 orë me Idrizin në stadiumin 'Flamurtari', Cikalleshi drejt rikthimit në Superligë
25 Dhjetor 2025, 10:57
-
FSHF akordoi 3 milionë euro, si ndahen shumat në Superligë dhe Kategorinë e Parë për çdo klub
24 Dhjetor 2025, 10:12
-
Disiplina 'i kyçi' stadiumin për tetë ndeshje, drejtuesit e Flamurtarit nuk udhëtojnë sot drejt Shkodrës
24 Dhjetor 2025, 08:54
-
Dinamo përmbys 1-3 Partizanin në derbi, Egnatia fiton në Durrës! Portieri i Bylisit braktis ndeshjen, sot edhe dy ndeshje në Superligë! Bojkoton Flamurtari
24 Dhjetor 2025, 08:37
-
Kategoria e Parë/ Mbyllet ndeshja 'që zgjati katër ditë', Burreli mposht 0-1 Korabin mes tensionit në Peshkopi
23 Dhjetor 2025, 15:16
-
Trajneri Ditmar Bicaj jep dorëheqjen nga ekipi i Lushnjës
23 Dhjetor 2025, 12:49