Inter fitoi dje 3-4 me Fiorentinën në Firenze. Sfida e javës së 11 në Serie A pa zikaltërit që të festonin si të çmendur në fundin e ndeshjes, me golin e tri pikëve që u shënua në minutën e 95 nga Mkhitaryan. Armeni kaloi në delir tifozët miq në stadium, teksa nuk munguan përplasjet dhe grushtat.

Një prej tifozë të Inter është gjendur në sektorin e gabuar të stadiumit, rrethuar me fansat e Fiores. Gjatë festës së tij, disa prej vendasve e kanë ndaluar duke iu përgjigjur me grushta dhe shkelma. Pas ndërhyrjes së sigurisë në sektorin problematik u rikthye qetësia, me fansin zikaltër që e pësoi nga festa për golin me vlerën e tri pikëve.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Maj, 08:08

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?