Inter humbi 0-1 me Empolin në javën e 19-të të Serie A. Në "Giuseppe Meazza" vendosi goli i Baldanzi në minutën e 66 të ndeshjes, me miqtë që marrin tri pikë duke mundur një nga skuadrat më të forta të kampionatit pas 19 vitesh në Milano. Ndeshja nisi mirë për zikaltërit, teksa në fundin e pjesës së parë Skriniar me dy kartona të verdhë prishi skemat e Inzaghit. Me një lojtar më shumë, Empoli mori frenat e lojës në dorë dhe Baldanzi mposhti Onanën pas asisti të Nedim Bajramit. Edhe futja në lojë e Kristjan Asllanit, Dzeko, Gosens apo edhe Lukakut nuk ndryshoi rezultatin për Interin. Me 37 pikë Inter mban pozitën e tretë në renditje, teksa Empoli shkon në kuotën e 25 pikëve për vendin e nëntë, dy pikë më shumë se Juventus.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Inter 'lë nam' në shtëpi, Nedim Bajrami nderon Empolin! Bologna ndan pikët me Cremonesen


Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21

    Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?