VIDEO/ Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës tregon shenjat e shkaktuara nga plumbat e forcave serbe në KiE

VIDEO/ Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës tregon shenjat e shkaktuara nga plumbat e forcave serbe në KiE

Saranda Bogujevçi

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevçi, është rrëfyer në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për luftën e vitit 1999 nga ushtria serbe, ku i kishin vrarë anëtarët e familjes, e cila në atë kohë ishte vetëm 13 vjeç kur kishte mbetur e plagosur rëndë.

Bogujevçi përpara Asamblesë në të cilën po diskutohej për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit tregoi shenjat në duart e saj, duke thënë se ende nuk kishte drejtësi për këtë krim.

Ajo gjithashtu tha se edhe pse kishin kaluar 25 vite nga masakra që ndodhi në familjen e saj, Kosova ende vazhdonte të sulmohej. Ajo tha se “kurrë nuk ka pasur kërkim falje, nuk ka pasur asgjë të ndërmarrë për të sjellë drejtësi, jo vetëm për atë çfarë ka ndodhur atëherë, por edhe tani”.

Si përfundim Bogujevçi tha se personat që kishin kryer sulmin terrorist më 24 shtator janë ende të lirë në Serbi të cilët ende nuk kanë marrë gjykimin e tyre.

“25 vite më parë si një 13-vjeçare i kam mbijetuar një masakre të ushtrisë serbe, që atëbotë ishte udhëhequr nga njerëzit që ende udhëheqin Serbinë tash dhe ishin pjesë e atij regjimi. Si 13-vjeçare unë mbeta e shtrirë në një grumbull të trupave të familjes sime me 16 plumba. Sot kam ende këto shenja në dorë, e pjesët e tjera të trupit tim. E të shoh pas 25 vitesh, që vazhdimisht sulmohemi verbalisht dhe në mënyra tjera, së fundi edhe me sulm terrorist, është e papranueshme. Mjaft është mjaft. Kurrë nuk ka pasur kërkim falje, nuk ka pasur asgjë të ndërmarrë për të sjellë drejtësi, jo vetëm për atë çfarë ka ndodhur atëherë, por edhe tashmë. Njerëzit që kryen sulm terrorist më 24 shtator janë në Serbi, dhe nuk po gjykohen”, tha Bogujevçi.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 10/10/2023 13:17

    Me ne fund nje deshmi e asaj qe serbia ka ber me vite ne kosove, por ama nje kerkese kisha per zonjen Bogujevci, a ja ke treguar keto plage mimoza kusarit e skellzen gasit kshilltar spécial i allbin kurrcit, po mender presednike osmankes a ja ke treguar oj e nderuar, sepse deri me sot nga gjithe ju edhe nga ti kemi degjuar vetem akuza ndaj uçk-s dhe luftes qlirimtare te kosoves si shkaktar per prishjen e brastvo jedinstvo-s, po per te masakruarit e familjes a i ke folur presednikes dhe stafit te saj qe shume nga ta gjate masakrave ne kosove dhevkur ti je plagosur kan qene milic te serbise bile edhe tata i osmankes ishte milic i serbise e poashtu edhe vjehrri deri ne qershor 1999 nenkryetar i sps-it, uroj qe tmos perfundon ne burg sapo te kthehesh ne kosove sepse nuk ke depershkallzuar situaten siq thot bysllimi e osmanka por ke ndezur gjakrat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Turqia ndalon tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gazë

Turqia ndalon tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gazë