Taulant Seferi ishte protagonist të premten në Turqi, me Bodrumspor që fitoi 5-0 kundër Istanbulspor për raundin e 13-të të Ligës së Parë. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutat 45 dhe 68-të, ku njëri gol ishte më i bukur se tjetri.
Në fundin e pjesës së parë, Seferi e kontrolloi topin në kufijtë e zonës dhe duke bërë një lëvizje të bukur mashtruese, lëshoi goditjen drejt portës. Fundi i udhës për topin ishte rrjeta dhe vendasit gjetën golin e dytë të ndeshjes.
Më tej, në minutën e 68-të Seferi "vodhi" një top nga mesfusha, duke përfituar nga sprinti i tij. Pas driblimit të mbrojtësit nuk ishte e vështirë që topi të kalohej pas krahëve të portierit Dogan.
Nëntë gola ka shënuar 28-vjeçari këtë sezon në Turqi (dhe 4 asiste), por prej afro një viti nuk është preferuar nga Sylvinho për në Kombëtare. Edhe për dy ndeshjet e këtij nëntori, trajneri Sylvinho nuk e preferoi futbollistin.
Komente









