Video/Noizy flet për herë të parë
pas përleshjes me Cozman 

Reperi Noizy ka folur për herë të parë pas përleshjes së sotme me Cozmanin, vëllain e këtij të fundit dhe shokun e tyre. Noizy është larguar nga emergjenca për t’u dërguar në repartin e Ortopedisë .“Nuk e di se çfarë ka ndodhur, sonte ju pres në Ferizaj dhe Mitrovicë”, ka thënë Noizy.

Ndërsa i pyetur se a ka mundësi që kjo përleshje të ketë arsye të vjetra ai ka theksuar “Ka mundësi, nuk jam i sigurt”. 

Gjithashtu Noizy ka thënë se,”S’ka pas provokime, do t’i shihni videot. Krejt OTR janë mirë”.

Ai ka thënë se nuk ka pësuar asnjë dëmtim. “Nuk jam i lënduar në kokë. Ishte gjaku i dikujt tjetër jo gjak i imi, edhe Varrosi është mirë”, tha reperi.

Biseda mes Gazetarit dhe Noizyt 

Gazetari: A je mirë me shëndet?
Noizy: A do me bo pompa këtu…
Gazetari: Çfarë ka ndodhur saktësisht?
Noizy: Kanë me dal videot, sonte ju pres në Mitrovicë dhe në Ferizaj, kaq di me thon
Gazetari: Eshtë e sigurtë që ke me performu?
Noizy: 100%.
Gazetari: A je lëndu dikund?
Noizy: Jo
Gazetari: Pamë gjak, na trego çfarë ka ndodhur…
Noizy: Janë gjakrat e dikujt tjetër, jo i imi.
Gazetari: A është për shkak të mosmarrëveshjes së vjetër, a është diçka e re?
Noizy: Ka mundësi, por nuk jam i sigurtë. S’ka pas provokime, kanë me dal videot.
Gazetari: Varrosi është mirë?
Noizy: Krejt mirë janë.

120/3
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndiqni intuitën dhe mos kini frikë të merrni vendime të guximshme... Çfarë thonë yjet për ju sot

Ndiqni intuitën dhe mos kini frikë të merrni vendime të guximshme... Çfarë thonë yjet për ju sot