DURRES-Policia e Durrësit ka arrestuar një 34-vjeçar dhe një 39-vjeçar pasi nuk kanë deklaruar në kufi sende me vlerë, ora dhe bizhuteri të markave dhe llojeve të ndryshme.
 
Blutë kanë sekuestruar sende me një vlerë të konsiderueshme parash, ndërsa ka proceduar penalisht dy italianët: F. D.  34 vjeçe,  banuese në Palermo, Itali dhe P. C. 39 vjeç, banues në Bisceglie, Itali.
 
Mallrat me vlerë të sekuestruara
 
• ora të markave të ndryshme;
 
•  varëse me ngjyrë floriri, me gurë si ato te diamantit;
 
•  byzylyk me ngjyrë si ato të floririt;
 
• unaza  me gurë si ato të diamantit;
 
• vathë me ngjyrë si ato të floririt  si dhe me ngjyrë të bardhë dhe me gurë si ato të diamantit.
 
Sendet e sekuestruara, shtetasit e proceduar, nuk i kishin deklaruar në doganë.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për  veprime të mëtejshme për veprën penale"Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

[gallery]22464[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com