Chelsea po humbet 0-1 me Southampton për javën e 23-të në Premier League. Në minutën e 74 të ndeshjes, kapiteni i Chelsea, Cesar Azpilicueta ka kaluar momente të vështira teksa është plasur pa ndjenja në tokë. Në një aksion të miqve, Cesar Azpilicueta ka larguar topin me kokë ndërkohë që sulmuesi i Southampton ka tentuar roveshatën. Goditja në kokën e spanjollit ka qenë e fortë dhe është plasur në fushë duke shkaktuar panik. Pas ndihmës, stafi mjekësor vendosi të nxjerrë futbollistin për ndihmë mjekësore më të specializuar, kjo pas përmendjes së tij.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Prill, 21:24

    A duhet që seancat në GJKKO të transmetohen live për publikun?