Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama foli për tradhti nga ana e Lulzim Bashës ku tregoi se së bashku me kryetarin e opozitës kishin një projekt të përbashkët për të “çuar për skrap LSI-në”.
Megjithatë ky pakt mes të dyve është tradhtuar nga kryetari i PD-së, që sipas Ramës ka zgjedhur të bëhet aksioner në “SHPK-në e 4 ortakëve”. Por kreu i qeverisë shtoi ndër të tjera se personalisht i qëndron projektit për të “çmontuar komplet” LSI-në.
Sapo kryeministri përfundoi konferencën kryetari i PD-së tha se Rama “çfarë thotë sot nuk thotë nesër”. Sipas kryedemokratit, Rama do të fillojë të përgënjeshtrojë veten brenda ditës.
Ndërkohë, një deklaratë për heqjen e LSI-së nga sistemi politik, Basha e ka bërë vetë gjatë fushatës elektorale të vitit 2017, fill pas marrëveshjes së famshme të 17 majit./ Gazeta "Tema"