VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'

VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'

Futbollistët dhe arbitri duke parë tifozin në çatinë e 'Iduna Park'

DORTMUND - Gjermania fitoi të shtunë 2-0 kundër Danimarkës në "Iduna Park" dhe siguroi një biletë për në fazën çerekfinale të Euro 2024. Mbrëmja nuk ishte aq e qetë për arbitrat dhe lojtarët, me rebeshin dhe rrufetë që ndërprenë ndeshjen për 24 minuta.

Por kjo nuk ishte pengesa e vetme që ndeshja të vijonte normalisht. Fillimi i pjesës së dytë është vonuar për shkak se një person i panjohur i maskuar me çantë shpine ishte ngjitur në çatinë e stadiumit.

“Një person është ngjitur në çatinë e stadiumit në orën 22:27. Forcat e policisë morën pjesë për të folur me personin dhe për të siguruar kalimin e sigurt nga çatia. Për ta bërë këtë, helikopteri i policisë ndriçoi çatinë e stadiumit. Për momentin, nuk mund të jap informacion për motivin dhe identitetin e këtij njeriu”, tha zëdhënësi i policisë gjermane Peter Bandermann të shtunë, raporton Kicker.

Një ditë më vonë, mediat gjermane raportuan policinë se bëhej fjalë për një 21-vjeçar nga Osnabruck, një qytet në veri të Dortmundit.  Ai është arrestuar, ndërsa policia ka theksuar se “në asnjë moment nuk ka pasur rrezik për persona të tjerë”.

Fotografët kapën momentin kur kapitenët e Gjermanisë dhe Danimarkës, Ilkay Gundogan dhe Kasper Schmeichel shikonin drejt çatisë së stadiumit të Dortmundit me gjyqtarin Oliver dhe ndoqën aksionin e policisë.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?