Rreth 40 mijë rasat peshku hidhet për herë të parë që pas viteve 90-të, në liqenin e Shkodrës. Rasati ndihmon në shtimin e krapit në liqen.

Për të parë nga afër procesin ishte në Shkodër Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj e cila bashkë me Kryetarin e Bashkisë Shkodër Benet Beci kërkuan nga policia të marrë masa për frenimin e gjuetisë së paligjshme.

Bashkia e Shkodrës ka fituar dy projekte, pjesë e paketes së madhe prej 25 milion euro që Qeveria Italiane i ka dhënë Shqipërisë në formën e kredisë. Për Shkodrën, tha Denaj është miratuar projekti për merkatën e peshkut dhe zhvillimi i peshkimit artizanal në Velipojë.