Pas Kim Kardashian, tashmë edhe motra e saj Kendall Jenner ka përshëndetur të gjithë shqiptarët.

Në një video të publikuar nga Ludo Le,  një ndër emrat më të lakmuar në botën e yjeve të Hollywood-it, pasi ai kujdeset për pamjen e personazheve më të njohur,  Kendalli u ka bërë një “dhuratë” shumë të bukur të gjithë shqiptarëve  për 9 vjetorin e shtetit të Kosovës.
 
Video e publikuar rreth një vit më parë është bërë shumë e famshme pasi Kim Kardashian fliste shqip në krahë të grimierit të saj, shqiptarit Mario me shprehjen e famshme “Sa bukur Mario”.