Liverpool fitoi 2-1 me Leicester për javën e 18-të në Premier League. Djemtë e Klopp mbajnë ritmin pas rikthimit nga pauza dhe marrin fitoren e dytë në pak ditë. Dueli nuk nisi mirë për vendasit, që u ndëshkuan nga Hall në minutën e 4 pas neglizhencës së mbrojtjes së kuqe.
Duhej minuta e 38 që Liverpool të reagonte dhe pas një aksioni nga e djathta, Faes dërgoi topin në portën e tij. "Dhelprat" do shokoheshin sërish në minutën e 45, teksa Faes do dërgonte sërish sferën në portën e tij për autogolin e dytë.
Në pjesën e dytë ndeshja u luajt në mesin e fushës, teksa Liverpool del me tri pikë. Me 28 pikë, djemtë e Klopp mbajnë vendin e gjashtë, teksa Leicester me 17 pikë qëndron në vendin e 13-të.