Në "Villa Park" në Birmingham, Aston Villa vendase humbi 2-4 me Arsenalin. "Topçinjtë" morën tri pikë pas tre ndeshjeve pa fitore, teksa përmbysën Villan në transfertë në  një ndeshje me gjashtë gola. Gjithçka nisi në minutën e pestë me golin e Watkins, për avantazhin e vendasve. Saka në të 16 minutë barazoi gjithçka, teksa Coutinho në minutën e 31 riktheu Aston Villan në avantazh. Zinchenko në minutën e 61 shënoi për rezultatin 2-2, teksa fundi i ndeshjes ishte emocionues. Jorginho në minutën e 90+3 detyroi Martinezin të shënonte autogol pas një goditje të kalibruar. Në minutën e tetë shtesë, Martinelli dërgoi shifrat në 2-4. Arsenal me 54 pikë merr vendin e parë. Aston Villa me 28 pikë mbetet në kuotën e 28 pikëve në vendin e 11-të.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Arsenali fiton me Aston Villan, Chelsea humbet mes panikut! Manchester City 'fal' kreun, Liverpool bën detyrën