BALTIMORE, SHBA - Elita e futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, MLS, është në raundin e tretë. Mbrëmjen mes të shtunës dhe mëngjesit të së dielës me orën shqiptare, DC United u mposht në shtëpi 1-2 nga Inter Miami i Lionel Messit. Sërish ylli argjentinas u tregua vendimtar duke shënuar një nga golat e kampionëve në fuqi të SHBA-së, ndërsa ky ishte realizimi i 899-të në karrierë.

Miqtë nga Miami e nisën ndeshjen me vrull dhe shënuan dy gola në harkun e dhjetë minutave. Fillimisht de Paul me një goditje të fortë nga brenda zonës e ndali sferën në rrjetë për epërsinë e Miamit, para se Lionel Messi të shënonte golin e dytë.

38-vjeçari mori një pasim nga Silvetti dhe përballë portierit Johnson bëri një prekje me finesë të topit, teksa parabola e tij u ndal në rrjetë. Ky ishte goli numër 899 për Lionel Messin gjatë karrierës.

Në pjesën e dytë DC United shkurtoi me Baribo në minutën e 75-të, por tri pikët shkuan për Inter Miamin që ka dy fitore radhazi dhe me gjashtë pikë mban vendin e katërt në renditje, një pikë më pak se New York City dhe Nashville SC.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 4 Mars, 21:56

    Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?