VIDEO / Pronari i ‘Regina Group’ Vasil Bedinaj godet me grusht qytetarin në Vlorë

Vlore- Report Tv dhe Shqiptarja.com ka siguruar një video ku Vasil Bedinaj, pronari i rrjetit të hoteleve e restoranteve “Regina Group” qëllon me grusht një qytetar pas një debati për hapësirën në plazh.

Siç duket edhe nga videoja, biznesmeni dhe personat që e shoqërojnë nisin të debatojnë më qytetarin për një zonë të zënë në plazhin privat. Qytetari i thotë që është në plazh me familjen, por mu pikërisht në këtë moment, biznesmeni e qëllon me grusht. 

"Unë vij me familje këtu ti...' thotë burri në video.

Më më pas, qytetari tenton që t'i afrohet për ta qëlluar edhe ai, ndërsa gjithë kohës i përsërit: 

Kë qëllon ti?

Personi pas goditjes ulet me sa duket për të kapur diçka dhe për tiu kundërpërgjigjur. Një grua që regjistron gjithçka në kamera dëgjohet duke thënë: Bravo! Bravo! Një nga njerëzit e Bedinit kapin burrin për qafe për ta bllokuar me qëllim që të mos qëllojë Bedinaj. Ndërlohë ndërhyjnë të tjerë për të ndarë sherrin. 

Ngjarja zhvillohet para turistëve, edhe është një grua ajo që filmon skenën

"Ja, ja, video. Bravo, bravo!" Ja, ja, video. Bravo, bravo!"

Kur ndodhi ngjarja

Mësohet se ngjarja ka ndodhur më 7 korrik. Në një njoftim të policisë të bërë publik një ditë më pas bëhet e ditur se sherri ka vijuar më pas dhe me dëmtimin e makinës së biznesmenit.

"Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. B., F. B. dhe M. R., pasi ditën e djeshme, në Radhimë, dyshohet se kanë goditur me grushte shtetasin D. B., për motive të dobëta. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin D. B. dhe punohet për kapjen e shtetasve A. B., E. B. dhe J. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit, kanë dëmtuar me mjete të forta, automjetin e shtetasit V. B (Vasil Bedinaj) " informoi policia më 8 korrik 2024

Vasil Bedinaj është pronarë i rrjetit të hoteleve e restoranteve “Regina”. Në dhjetor të vitit 2023, Bedinaj u hetua në gjendje të lirë nga policia, pasi u konstatua duke ndërtuar pa leje në në zonën e Radhimës. Në një obejkt me 5 kate me leje, Bedinaj po ndërtonte katin e gjashtë pa leje.

Në vitin 2016, Vasil Bedinaj, ishte shenjestra e një atentati të dështuar me eksploziv C-4 në zonën e “Liqenit të Thatë,’ në Tiranë. Ndërsa në zgjedhjet vendore të 2015 Bedinaj konkuroi si kandidat i pavarur për të qenë kryetar i bashkisë së Vlorës.

Ndërsa në vitin 2019, përmes kompanisë “Hotel Regina-Group”, Bedinaj iu drejtua Bashkisë Vlorë, prefekturës Vlorë, ministrisë së Turizimit, Ministrisë së Mbrojtjes, drejtorisë së Përgjithshme Detare, Agjencisë së Bregdetit, dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, për të ngritur një stacion plazhi në Ishullin e Sazanit.  Prej vitit 2009, ai është kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistik për Jugun e Shqiperisë “ATA”.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Unë: 09/08/2024 17:07

    Kto lloj businesman duhet të falimentohen.

    Përgjigju
  • Beni: 09/08/2024 17:04

    Ku ska shtet ka vetegjyqesi le ti gezoje ne varr pasurite ai biznesmeni.

    Përgjigju
  • Tollo: 09/08/2024 15:51

    Mur mendknn qe eshte dhe kryetari hoteliereve ne jug ky fshatar sypalar qe ben gangon me nje familjar

    Përgjigju
  • Tini: 09/08/2024 15:35

    Erdhi nga Fshati! U be ne Vlore te drejtoje Turizmin!! Ky kellira.. mase nuk e le ai o Zot i madh.. ca mben keta legenat nga mbrapa sikur do i han k….in ndonjerit.. ah qe nuk isha aty o rrembythje mutit po nga e gjete plazhin mor vemje.. ah ore Sali Qeni qe solle keta vemjet

    Përgjigju
  • Seldi: 09/08/2024 15:17

    Asnje gjemb nuk i hy ne kembe ktij mafiozi.Nuk ka by.h ky shtet te matet me mafian

    Përgjigju
  • Alb: 09/08/2024 15:16

    Shqipnija ka ra ne dore te dhomite, Per ta nuk jetohete a ty

    Përgjigju
  • Deni: 09/08/2024 15:06

    Kjo esht mafia e lidhur me qeverine

    Përgjigju
  • Turi: 09/08/2024 14:59

    Inshallah nu puqemi kot bashk në mënyr sporadike

    Përgjigju
  • Miri: 09/08/2024 14:56

    Me qen si ajo Quni nuk ta fal pe kot

    Përgjigju
  • Leshbushtra: 09/08/2024 14:52

    Ky dhjarri trafikant ciks pusht dhe shmanges taksash eshte dhe kryetari operatoreve turistik te Jugut.Joooo duhet te jete propoganda e armiqve s,ka mundsi do jete lapsus

    Përgjigju
  • Xhoni: 09/08/2024 14:20

    Ky bedinaj është person shumë negativ.uroj të marrë atë që meriton qoftë na ligji e qoftë na perëndia

    Përgjigju
  • Asben: 09/08/2024 14:20

    Ben gangsterin me 2/3 kokcagjtcepsha… do zoti te ket miqesi e vllazeri ai cuni e mos ta lej me kaq se kta jan semundja e vlores

    Përgjigju
  • O Fshatar o zemergur qytetar nuk behesh kurre: 09/08/2024 14:10

    Ky qe qellon nje kryefamiljar me grusht ne sy te familjes e ne plazh shteti e paska prere bileten vetem per vajtje,o fshatar qe e din te gjithe qe me lek hashashi u ngrite nga asgjeja ,po ku do futesh o mi kanalesh,prite se te ka ardhur te dera fillo shiko me dyshim cdo makine e njeri qe do te afrohet tani

    Përgjigju
  • Labi: 09/08/2024 14:00

    Uaaa cfare grushti. Si çupelin. I rrethuar me cuba ben kucken ????

    Përgjigju
  • Tunxh o bir: 09/08/2024 13:54

    Sa miljona pagove per c4,,,sa ishte gjoba,,,pse nuk bone garipin me ata,,,apo ta pirdhinin byt,,ata,,shtet pordhe me qytetar te thjesht,,,langaraq

    Përgjigju
  • Kanuni laberise: 09/08/2024 13:51

    Thyej makinen vllait se punon taksixhi vlor tiran dhe jepi nje dru te mir ..po mundou te kapesh vasilin po se kape kapi vllain se e lejon kanuni laberise..

    Përgjigju
    • Kanun leshi: 09/08/2024 15:20

      Ti qe jep keshilla kujdes mos ha dru per vete.

    • @Kanuni laberis: 09/08/2024 14:49

      Ja ke fut pordhes tani ca faj ka vellai per vasil qurashin,po te ishte si vasili do punonte te ai dhe jo taksixhi.

  • Maloku: 09/08/2024 13:39

    Muhabet shpellaresh

    Përgjigju
  • Vlore: 09/08/2024 12:56

    Kur u be dhe ky te godas me grusht Po si do ja bej kur te shfryhet si komerdare Jumbos Me gjithe Group e tij

    Përgjigju
    • O vlore: 09/08/2024 13:49

      Pse me ke grup eshte ky? Kush jane armiqte e ketuj ne vlore?

  • Mara emigrante ne Itali: 09/08/2024 12:42

    Çfar bene drejtesia , keta Cuba i heton ne gjendje te lire ? Moj kasolle ku na mblodhe .TURP per prokurore dhe gjyqtare.

    Përgjigju
  • Agjenti: 09/08/2024 12:39

    Hajt se heres tjeter sdo jesh kaq fatlum nga C4

    Përgjigju
  • Askushi: 09/08/2024 12:21

    Turp,me gjithe ata bisnesmen te ndershem qe ka Vlora te perfaqsohet nga nje ish trafikant droge i rendomet eshte turp i madh,plus qe as gangster nuk eshte sepse ben gangon i rrethuar nga 4-5 veta se vetem te ha ate qe sthuhet.

    Përgjigju
  • Shaban: 09/08/2024 12:17

    turizmi qe duam. ku je o shtet ku je

    Përgjigju
  • Nuri: 09/08/2024 12:14

    nehandertala laberie. prehistorik me varse floriri mo ej

    Përgjigju
    • Tan Zagani: 09/08/2024 15:43

      Edhe "Vasil", edhe "Besini"?! Turko-Greek. Dmth "çom".

  • lilu: 09/08/2024 12:01

    Te rishikohet shfrytezimi i plazheve private me rregulla me te ashpra dhe per cdo plazh privat te kete alternative ne te njejtin vend dhe per ate publik me te njejten siperfaqe...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’