Paris Saint Germain (PSG) u kthye në kryeqytetin francez si kampion i Europës, pas fitores spektakolare 5-0 ndaj Interit në finalen e Champions League. Klubi parizien organizoi një paradë fitoreje në rrugët kryesore të qytetit dhe në stadium, ku mijëra tifozë dolën për të përshëndetur heronjtë e tyre.
Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique u prit me entuziazëm të madh që në aeroport, ku qindra tifozë kishin mbushur ambientet për të përshëndetur kampionët. Më pas, lojtarët hipën në një autobus të hapur dhe udhëtuan përgjatë bulevardit Champs-Élysées, duke kaluar pranë Harkut të Triumfit, mes një atmosfere elektrizuese.
Parada ndaloi për një moment simbolik përpara Harkut të Triumfit, ku lojtarët ngritën trofeun legjendar përpara tifozëve të zjarrtë. Për të garantuar sigurinë gjatë festimeve, autoritetet mobilizuan rreth 5,400 oficerë policie.
Festimet zgjatën rreth 90 minuta, përpara se skuadra të pritej zyrtarisht nga Presidenti Emmanuel Macron, në pallatin Élysée. Pas saj gjithë festa u spostua në stadiumin Parc de Princes, ku vijoi edhe parada e futbollistëve.
Për fat të mirë nuk pati incidente mes tifozëve, teksa kujtojmë se natën e finales pati përleshje mes ultrasve dhe policisë në Paris, ku u shënuan edhe dy viktima.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
54.6%
-
Jo
39.8%
-
Jam i/e dyzuar
5.6%
Vota total: 3636
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Interi sot për përmbysjen e madhe kundër Bodo/Glimt, Newcastle dhe Leverkusen me 'një këmbë' në fazën e 1/8-ave! Atl. Madridi luan në shtëpi
24 Shkurt, 11:01
-
'Giuseppe Meazza' pret sot përmbysjen e madhe nga Interi, Ronaldo dhe 'Bobo' Vieri të pranishëm në tribuna për ndeshjen e Champions League
24 Shkurt, 10:00
-
Champions League/ Interi kërkon përmbysjen kundër Bodo/Glimt, trajneri Chivu polemika me gazetarin norvegjez: Mund ta kthejmë ndeshjen, kërkoj respekt
23 Shkurt, 16:27
-
‘Milano Cortina’/ Përfundojnë Lojërat Olimpike Dimërore 2026, Norvegjia në majën e botës me medalje të arta! Shqipëria u përfaqësua me katër skiatorë
22 Shkurt, 21:42
-
Vrasja e aktivistit të djathtë ndez protesta dhe përplasje politike në Francë
22 Shkurt, 14:04
-
Zinedine Zidane ka arritur marrëveshjen për të drejtuar Francën pas Kupës së Botës 2026
21 Shkurt, 11:27
-
Interi merr 'një dorë' edhe në Champions League, media italiane: Goli i Espositos duhej anuluar, arbitri dhe VAR bënë figurë qesharake
19 Shkurt, 10:27
-
Champions League/ Interi ‘ngrin’ në të ftohtin nordik, Bodo/Glimt e mposht 3-1! Newcastle ‘luan tenis’, ndalet Atl. Madridi, fiton Leverkuseni
18 Shkurt, 22:57
-
Bodo Glimt, një udhëtim për në Winterfell! Pse një qytet me 50 mijë banorë frikëson Evropën e futbollit?
18 Shkurt, 11:58
-
Champions League/ Juventusi 'gallatë' në Stamboll, turpërohet me pesë gola! Reali fiton mes racizmit, skuqet Mourinho! Fitojnë PSG e Dortmund
18 Shkurt, 09:13
-
Juventus me mendjen te derbi, Galatasaray e turpëron në Champions! Përmbysja utopike
17 Shkurt, 20:59
-
Sonte natë e madhe Champions-i, Juventus kthehet në 'vendin e krimit'! Benfica-Real Madrid, Mourinho: Dua ti eliminoj me çdo kusht
17 Shkurt, 12:13