PSV fitoi 1-2 me Ajaksin në Amsterdam për javën e 13 në elitën e futbollit holandez. Miqtë nga Rotterdami befasuan skuadrën e trajnerit Schreuder, me Ajax që veç ndeshjes humbet edhe vendin e parë në klasifikim.
Rokada në renditje erdhi pas paraqitjes së mirë të PSV. Ndeshja u zhbllokua për miqtë në të 23 minutë nga de Jong, ndërsa në pjesën e dytë ishte radha e Gutierrez për të dërguar shifrat në 0-2. Në epërsinë e dy golave, PSV u mbroj mirë deri në minutën e 83, kur Luca do shkurtonte shifrat në 1-2, me golin që në fund shërbeu sa për statistika. PSV fiton ndeshjen e dytë më të rëndësishme në Holandë, duke mundur një rival direkt në transfertë. Ky sukses e dërgon PSV në krye të Eredivisie me 30 pikë, dy më shumë se Ajax që qëndron në vendin e dytë me 28 pikë.