VIDEO/ Puro, këngë dhe kërcim! Sergio Conceiçao 'e djeg' pas trofeut, vendos rekord me Milanin

VIDEO/ Puro, këngë dhe kërcim! Sergio Conceiçao 'e djeg' pas trofeut, vendos rekord me Milanin

Sergio Conceiçao feston trofeun e parë si trajner i Milanit


Triumfi i Milanit 2-3 me përmbysje kundër Interit ka bërë që trajneri i kuqezinjve, Sergio Conceiçao të futet në historinë e klubit. Me vetëm dy ndeshje në drejtimin e ekipit, portugezi ka mposhtur Juventusin dhe Interin.

Conceiçao është bërë trajneri më i shpejtë në historinë e Milanit që nga sezoni 1929-30 që arrin të fitojë një trofe. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Vincenzo Montella, i cili fitoi Superkupën e Italisë në dhjetor 2016 pas 18 ndeshjeve në krye të ekipit.

Pas suksesit, te Milani nuk ka munguar festa. Këngë, kërcim dhe puro, me trajnerin Conceiçao që ka vijuar traditën si në kohën kur drejtonte Porton.

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Milani përmbysi 2-3 Interin dhe fitoi Superkupën e Italisë, Asllani notë kaluese


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Prishtinë/ KQZ miraton sot fletëvotimin, nesër fillon votimi jashtë Kosovës

Prishtinë/ KQZ miraton sot fletëvotimin, nesër fillon votimi jashtë Kosovës