E diela ka qenë dita e futbollistëve të Kombëtares. Qazim Laçi i ka shënuar një supergol Fenerbahces në Turqi, ndërsa Juljan Shehu gjeti rrjetën në Poloni.

Skuadra e Rizespor po fiton 2-0 në pjesën e parë ndaj Fenerbahces në Superligën e Turqisë. Laçi realizoi eurogol nga fauli, duke dyfishuar avantazhin ndaj gjigantëve turq.

Juljan Shehu ka gjetur sërish golin në Poloni. Widzew Lodz realizoi gol dhe ngushtoi diferencën ndaj Korona Kielce në derbi. Shehu shënoi golin e parë të Lodz sonte, pak me fat, por që ngushtoi epërsinë e kundërshtarëve në 1-3.

Goli i Qazim Laçit: