‘Kujt ia merrte mendja se do e shikonim kështu qytetin tonë! Nëse s’bëjmë kujdes ai godet’! VIDEO që tregon atë që ndodh rreth nesh

Në rutinën e përditshme, të rrëmbyer nga puna dhe problemet e përditshme askush nga ne nuk e kishte menduar se do të vinte ky moment, ku asnjë punë dhe asnjë problem nuk është më i madh se kujdesi për veten, për ata që duam. Në Tiranën tonë, Shqipërinë tonë, sot qarkullon koronavirusi një armik i padukshëm që godet ata që ne duam. Ky është mesazhi që përcillet përmes kësaj video që na bën të ndalojmë për të kuptuar rëndësinë dhe rrezikun e asaj që sot jeton pranë nesh.

Mesazhi i plotë

E kujt do ia merrte mendja që një ditë do e shikonim kështu qytetin tonë. Epo ia që erdhi me një armik të panjohur i cili sillet rreth nesh. Dhe nëse ne nuk bëjmë kujdes ai godet dhe godet aty ku na dhemb më shumë, te prindërit, fëmijët, shokët, miqtë, njerëzit tonë të zemrës. Kujdesuni njerëz. Kujdesuni për veten dhe familjen. Rri në shtëpi...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • R. Kapedani: 16/03/2020 22:11

    Po menaxhohet shume mire nga qeveria Rama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike