SHKUP - Pas videos të publikuar pak ditë më parë ku ushtarët grekë përdorin fjalor të dhunshëm dhe kërcënues ndaj shqiptarëve dhe maqedonësve, reagon Shkupi zyrtar. Përmes një deklarate Qeveria e Maqedonisë dënon fjalorin e ashpër çnjerëzor dhe të pahijshëm të ushtarëve grek, që përsëritet prej vitesh.
Në reagimin e qeverisë së Shkupit theksohet se nuk ka patur anjëherë ndjesë publike zyrtare nga pala greke dhe se ata po ndërmarrin vetë hapa diplomatike për t’i përcjellë reagimin autoriteteve greke, në Athinë. Qeveria e Maqedonisë thekson se gjithahstu dhe Bashkimi Evropian po hesht e po toleron thirrje të tilla raciste dhe kërcënuese.
Ushtarët grekë gjatë stërvitjeve ushtarake përdorin parrulla dhe këngë me fjalor urryes duke thënë se do t’u pijnë gjakun dhe me lëkurën e shqiptarëve, maqedonasve dhe turqve do të bëjnë këpucë. Ndërkohë, Qeveria e Tiranës nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar lidhur me këtë provokim deri tani.
/Shqiptarja.com

Ushtria greke: Gjeneral, maleve pa bukë e ujë, do pimë gjak shqiptari!