Video/ Ronaldo i dhuron vetes
Bugatti, pas triumfit në “Euro 2016”

Video/ Ronaldo i dhuron vetes<br />Bugatti, pas triumfit në “Euro 2016”
Vetëm pak ditë para fillimit të sezonit të ri të La Ligës, Cristiano Ronaldo ka publikuar blerjen e tij më të re. Ajo është një makinë Bugatti Veyron që kushton 1,7 milionë paund.
 
Kapiteni i Portugalisë ka bërë blerjen e supermakinës pas suksesit që Portugalia pati në kampionatin europian të futbollit.  Me këtë investim të çmuar ylli portugez pasuron edhe më shumë listën e makinave që ka nën pronësi.
 
Cristiano ka postuar një video për të gjithë adhuruesit në rrjete sociale teksa nget makinën e re në shtëpinë e tij në periferi të Madritit.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv