Pas performancës së shkëlqyer në kampionatin europian Odise Roshi ka surprizuar me vendimin e tij për t’u bërë pjesë e Terek Grozni për tre vitet e ardhshme. Kjo skuadër e provincës autonome të Çeçenisë  njihet për nivelin e lartë të lojës dhe lojtarët cilësorë të saj. Bekim Balaj është një tjetër futbollist shqiptar që ka mirëpritur Roshin në një mënyrë krejt të veçantë së bashku me shokët e tjerë të skuadrës.
 
Në ditën e parë të stërvitjes para se të tregonte aftësitë profesionale Roshi është ftuar të vallëzojë në fushë. Kjo traditë e vjetër e klubit çeçen ka bërë që Roshi, Balaj dhe futbollistë të tjerë të kërcejnë e duartrokasin në fushën e blertë.