“The Shard” është godina më e lartë në Londër dhe së fundi njihet edhe për një atraksion të ri, realitetin virtual.
 
Në katin e 72 të godinës është instaluar një pajisje që ju jep mundësinë vizitorëve të përjetojnë ndjesinë se po rrëshqasin nga maja e ndërtesës.
 
Rrëshqitësja është një platformë virtuale lëvizëse e vendosur në 245 metra lartësi.
 
“Ishte argëtuese. Ndihesh shumë e emocionuar, dëshiron të mbahesh fort sepse të duket sikur do të biesh”, shprehet Meri Hikons, pjesëmarrëse në këtë “lojë” të re.
 
Gjithashtu, një tjetër atraksion është edhe realiteti virtual i cili quhet “të shikosh me sytë e ndërtuesit”, i cili të vendos në një tjetër realitet, në atë të punëtorit në shumë metra lartësi.