VIDEO/ Rreth Gjirokastrës, qytetit të gurtë që të mbërthen me magjinë e vet! 18 vjet në UNESCO

VIDEO/ Rreth Gjirokastrës, qytetit të gurtë që të mbërthen me magjinë e vet! 18 vjet në UNESCO

Gjirokaster

Gjirokastra është një qytet që shquhet jo vetëm për bukurinë, objektet arkeologjike, por dhe historinë e tij. Prej 18 vitesh është në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore nën mbrojtjen e UNESCO.

E njohur më shumë si “Qyteti i Gurtë”, e vendosur në jug të vendit, sot është një qendër me rëndësi në zhvillim e turizmit të trashëgimisë kulturore në vend.

Kalaja e Argjirosë, qyteti antik i Antigonesë, është një prej destinacioneve kryesore të vizitorëve. Karakteristikë e qytetit është edhe pazari, ku tashmë ushtrojnë aktivitetin disa qendra artizanati të punimeve tradicionale apo veshjeve popullore të cilat shërbyen si ndalesa interesante për grupet turistike.

Gjirokastra është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005, si një nga shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit osman. Këto pamje të mrekullueshme të këtij qyteti historik janë publikuar nga kryeministri Edi Rama në rrjete sociale. "Pamje të dashura të Gjirokastrës së gurtë që mbush 18 vite në UNESCO", shkruan Rama.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)