Sulmuesi i Kombëtares dhe Frosinones në Serie A, Marvin Çuni është në garë për golin më të bukur të muajit nëntor në elitën e futbollit italian. 22-vjeçari i shënoi Empolit në fitoren 2-1 të të tijve, teksa realizimi me takë dhe "alla Ibrahimovic" ka bërë që Çuni të sfidojë Dimarcon.
Ylli i Interit i shënoi Frosinones një gol nga mesi i fushës gjatë nëntorit dhe për këtë Serie A ka hapur një votim për të gjetur se kujt do i shkojë çmimi. Kujtojmë se Çuni ia doli të merrte një ftesë dhe të luante disa minuta për Kombëtaren, në fitoren 2-0 që kuqezinjtë morën në miqësoren me Bullgarinë.