VIDEO/ Surpriza në Serie A, Verona ndal Lazion! Sampdoria merr një pikë në transfertë

Festa e Pedro (Lazio)

Serie A është në javën e 21-të. Këtë të hënë u zhvilluan dy duele, teksa në 18:00 Verona barazoi 1-1 me Lazion. Surprizë për "Shqiponjat", që shohin të humbasin pikë pas avantazhit. Në 20:45 Monza dhe Sampdoria barazuan 2-2.

Në stadiumin "Marc'Antonio Bentegodi", Hellas Verona barazoi 1-1 me Lazion. Skuadra e Sarrit kaloi e para në avantazh me Pedron, në minutën e 45 të pjesës së parë. Me nisjen e së dytës, Ngonge në minutën e 51 barazoi rezultatin. Lazovic asistoi bukur, me Ngonge që vendosi ekuilibrat. Elseid Hysaj luajti titullar, duke bërë 90 minuta të mira. Lazio me 39 pikë mban vendin e katërt në Serie A, teksa Verona me 14 pikë është në vendin e 18-të.

Monza dhe Sampdoria barazuan 2-2 në "Brianteo". Për javën e 21 në Serie A, dorianët e Stankovic ia dolën të dilnin me pikë nga një transfertë e vështirë. Goli i parë i takimit u shënua nga Gabbiadini në minutën e 12-të, teksa Petagna në minutën e 32 vendosi ekuilibrat për 1-1. Goli i dytë për Sampin u shënua po nga Gabbiadini në minutën e 58-të, teksa barazimi erdhi në minutën e shtatë shtesë nga Pessina me penallti. Pas katër humbjeve dhe zhytjes në fundin e tabelës, Sampdoria merr një pikë që e dërgon në kuotën e 10 pikëve për vendin e parafundit. Monza me 26 pikë mban vendin e 10-të.

Rezultatet, Serie A:

18:00 Verona 1-1 Lazio

20:45 Monza 2-2 Sampdoria

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
VIDEO/ Pikë pas 4 humbjeve, Sampdoria me një këmbë në Serinë B! Monza gol në 'frymën e fundit'

Monza dhe Sampdoria barazuan 2-2 në "Brianteo". Për javën e 21 në Serie A, dorianët e Stankovic ia dolën të dilnin me pikë nga një transfertë e vështirë. Goli i parë i takimit u shënua nga Gabbiadini në minutën e 12-të, teksa Petagna në minutën e 32 vendosi ekuilibrat për 1-1. Goli i dytë për Sampin u shënua po nga Gabbiadini në minutën e 58-të, teksa barazimi erdhi në minutën e shtatë shtesë nga Pessina me penallti. Pas katër humbjeve dhe zhytjes në fundin e tabelës, Sampdoria merr një pikë që e dërgon në kuotën e 10 pikëve për vendin e parafundit. Monza me 26 pikë mban vendin e 10-të.

Ora 20:43
VIDEO/ Elsi Hysaj titullar, Lazio ngec në transfertë! Pedro supergol

Në stadiumin "Marc'Antonio Bentegodi", Hellas Verona barazoi 1-1 me Lazion. Skuadra e Sarrit kaloi e para në avantazh me Pedron, në minutën e 45 të pjesës së parë. Me nisjen e së dytës, Ngonge në minutën e 51 barazoi rezultatin. Lazovic asistoi bukur, me Ngonge që vendosi ekuilibrat. Elseid Hysaj luajti titullar, duke bërë 90 minuta të mira. Lazio me 39 pikë mban vendin e katërt në Serie A, teksa Verona me 14 pikë është në vendin e 18-të.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?

×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi