SPANJË - Një incident i rëndë ka njollosur përballjen mes SD Huescas dhe Real Zaragozas (1-0) në La Liga 2 të Spanjës, ku tensioni shpërtheu në minutat shtesë me përjashtime dhe përplasje fizike mes lojtarëve.
Protagonist i episodit ishte portieri mik i Zaragozës, Esteban Andrada, i cili u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me grusht kapitenin e Huescas, Jorge Pulido. Mbrojtësi mbeti me shenja të dukshme në fytyrë, ndërsa incidenti shkaktoi një përleshje masive në fushë.
Situata doli jashtë kontrollit, teksa edhe portieri i Huescas, Dani Jimenez, u përjashtua pasi reagoi duke goditur Andraden gjatë rrëmujës. Po ashtu, karton të kuq mori edhe Dani Tasende, pas një ndërhyrjeje të ashpër, e cila u konfirmua nga VAR-i.
Pas përjashtimeve, Real Zaragoza mbeti pa portier natyral në fushë, pasi kishte kryer të gjitha zëvendësimet. Në mënyrë të detyruar, mesfushori Francho Serrano u vendos në portë për minutat e mbetura.
Ky episod po konsiderohet si një nga momentet më të shëmtuara në historinë e fundit të klubit nga Zaragoza, ndërsa ndaj Esteban Andrada pritet një dënim i ashpër disiplinor nga organet kompetente.
Puñetazo de Esteban Andrada a Jorge Pulido tras ser expulsado en el Huesca - Real Zaragoza pic.twitter.com/vjNQcCfb0q
— Lorenzo Gelardo (@LorenzoGelardo_) April 26, 2026
Komente








