VIDEO/ Shikoni se si ushtria ukrainase rrëzon bombarduesin rus duke e shenjëstruar nga një motoskaf!

Një video që po qarkullon në rrjet dhe mediat e huaja është bërë shumë shpejt virale. Më tepër për dinamikën e saj sesa nga pamjet e frikshme të frontit të luftës Ukrainë-Rusi.

Dhe tematika duket se është strategjia e dy forcave për të goditur njëra-tjetrën në pikat e dobëta.

Videoja (me infra) tregon rrëzimin e një avioni bombardues rus gjatë betejës së natës, në të cilën ukrainasit u përpoqën të kapnin disa platforma nafte në Detin e Zi.

Fluturuesi “Sukhoi 30” u godit nga një raketë e lëvizshme tokë-ajër, teksa u qëllua nga një pozicion jo i zakonshëm. Një motoskaf ukrainas që patrullonte në ato momente në det.

Dhe shënjestra nuk gaboi, teksa shfaqet në pamje avioni i goditur që rrëzohet pasi lëshoi flakë dhe tym.

A.Q/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Laluci: 13/09/2024 09:24

    Prandaj rusia po shpartallihet se te a nje avjon bomardues por e keqja eshte sepse ka akoma nja 10 mij te tjere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kategoria Superiore U-21/ Hidhet shorti, zbardhet kalendari i edicionit futbollistik 2024-2025

Kategoria Superiore U-21/ Hidhet shorti, zbardhet kalendari i edicionit futbollistik 2024-2025