Mallorca fitoi 0-1 në transfertë me Celta Vigon për javën e 29-të në La Liga. Për miqtë në fushë nga minuta e parë ishte edhe Vedat Muriqi, me sulmuesin dardan që ishte ndër tre lojtarët më të vlerësuar në fushë për ishullorët. Goli i vetëm me vlerën e tri pikëve u shënua nga Ndiaye në minutën e 21-të të ndeshjes, kjo pas asistit të Raillo.
Muriqi gjatë gjithë takimit qëndroi në fushë, duke qenë pikë fikse e të tijve. Me 12 gola dhe dy asiste këtë sezon, Muriqi është lideri i sulmit për Mallorcan, teksa "Pirati" ka fituar zemrat e tifozëve në sezonin e tij të dytë me klubin nga Palma de Mallorca.
Me fitoren në transfertë, Mallorca kalon në renditje Celta Vigon dhe me 37 pikë mban vendin e 11-të, duke qenë shtatë pikë larg zonës së ftohtë.