Video/ Shkëmbim raketash gjatë natës, Irani godet për herë të parë Izraelin

Irani dhe Izraeli ka shkëmbyer zjarr gjatë natës së djeshme në kufirin sirian, duke shënuar herën ë parë që tehrani e sulmon direkt Izraelin.

Natën e kaluar forcat iraniane lëshuan 20 raketa nga Siria në drejtim të pozicioneve ushtarake izraelite në Lartësitë e Golanit, bëri të ditur ushtria izraelite.

Organizata britanike “Syrian Observatory for Human Rights” tha se bombardimet e Izraelit vranë të paktën 23 ushtarë, përfshi sirianët dhe jo-sirianët.

Izraeli tha se raketat iraniane u rrëzuan gjithsesi nga sistemi i saj mbrojtjes ajrore Iron Dome, ose ranë larg objektivave në Golan, duke pretenduar se sulmi u ndërmorr nga Forcat Quds, një ushtri e jashtme e Gardës Revolucionare iraniane.

Si kundërpërgjigje, Izraeli lëshoi me dhjetëra raketa ndaj pozicioneve iraniane në Siri, të cilat goditën një stacion radarësh, pozicionet e mbrojtjes ajrore dhe një depo armatimesh, sipas televizionit shtetëror sirian.

Shkëmbimi i zjarrit mbërriti brenda më pak se një dite pasi presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e 2015-s me Iranin, që i kishte lehtësuar sanksionet ndaj Tehranit në këmbim të ndërprerjes së programit të tij bërthamor.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor