VIDEO/ Shkëndija me stadium modern, nis puna për ndërtimin e impiantit në Tetovë
Nisja e punimeve dhe projekti i stadiumit
Shkëndija e Tetovës, klubi shqiptar i futbollit në Maqedoninë e Veriut do ketë një stadium me kushte bashkëkohohe. Tanimë ka nisur puna dhe faza e parë është shembja e tribunave në impiantin ekzistues, për rinovimin total.
Sezonin e ri Shkëndija pritet t'i luajë ndeshjet në një stadium alternativ, pasi koha e përllogaritur e ndërtimit të stadiumit të ri do jetë deri në dy vite. Rinovimi është një projekt madhor që do të konkretizohet nga firma “Ecolog” me mbështetjen e Komunës së qytetit. Punimet do të nisin me kapacitet të plotë në muajin qershor, teksa këtë të premte ka nisur shembja e tribunave anësore. Impianti i ri do ketë kapacitet prej 12 mijë vendesh, që mund të presë dhe ndeshje të nivelit ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për një rikonstruksion të plotë ku projekti i stadiumit paraqet një strukturë gjigande dhe moderne, në stilin e impianteve më të mira Europiane, qoftë për sa i përket përshtypjes pozitive që krijon fazada e jashme, që e bën stadiumin një atraksion të vërtetë për qytetin.
I ndërtuar dekada më parë sipas stilit ish-jugosllav, stadiumi i Tetovës kishte shfaqur prej kohësh nevojën e punimeve me shumë ambiente të tij që ishin në prag degradimi.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.2%
-
Jo
19.2%
-
Ndoshta
10.6%
Vota total: 714
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Conference League/ Partizani, Tirana dhe Vllaznia! Klubet shqiptare që zbresin sot në fushë
11 Korrik, 11:26
-
Mitsotakis nga samiti i NATO-s: Çështja e emrit të Maqedonisë së Veriut, e panegociueshme
9 Korrik, 21:53
-
Shkup, qeveria synon shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve
6 Korrik, 21:09
-
Mitsotakis nga Brukseli, kërcënon se të bllokojë aspiratat e Shkupit për në BE
29 Qershor, 13:54
-
Greqia akuzon Maqedoninë e Veriut për 'shkelje të rëndë', mbi përdorimin e emrit të vjetër
24 Qershor, 21:50
-
Vdes në Shëngjin gazetari Isuf Kadriu! Korrespodenti i Evropa e Lirë në Shkup pësoi atak kardiak
23 Qershor, 20:07
-
Raport: Lufta kundër korrupsionit në Ballkan sheh progres, por edhe regres
20 Qershor, 22:55
-
Mirlind Daku mori megafonin dhe i ofendoi, reagon Federata e Maqedonisë së Veriut: Sjellje e papranueshme, të kërkojë falje publike
20 Qershor, 16:01
-
Tha Maqedoni pa ‘e Veriut’, presidentja Davkova: Mendimi i lirë nuk bie ndesh me Kushtetutën
14 Qershor, 18:51
-
E rëndë në Maqedoni/ Nusja vret me thikë burrin dhe vjehrrin
14 Qershor, 17:47
-
Begaj vizitë zyrtare në Shkup, merr pjesë në Samitin e SEECP
13 Qershor, 12:35
-
Miratohet riorganizimi i ministrive në Maqedoni të Veriut! Nga 16 do të rritet në 20
8 Qershor, 15:16