STAMBOLL- Skena të pabesueshme janë filmuar nga një telekamera e sigurisë në një lagje periferike të Stambollit pikërisht në Bagcilar, një lagje tepër e varfër. Një vajzë, mendohet adoleshente, po ecte e mbajtur nga krahët nga të dy prindërit e saj, kur foshnja e porsalindur përplaset në dysheme.
E gjitha ndodh në orët e natës. Prindërit por dhe adoleshentja nuk reagojnë por kthejnë kokën për pak sekonda dhe më pas vazhdojnë rrugën.
Videoja mban titullin “Vajza lind në rrugë dhe më pas braktis fëmijën në Turqi”
Nuk kalon shumë dhe kalimtarët shikojnë fëmijën e porsalindur të braktisur ashtu në rrugë, duke mos i besuar syve. Më pas një dëshmitar merr në telefon dhe policia e ambulanca duken në skenë. Pavarësisht rrethanave traumatike, fëmija arrin të mbijetojë dhe personeli i stafit e quajti Ecem Ahu.
Në mediat turke dhe ato online ka shpërthyer debati nëse vërtet adoleshentja, lind teksa po ecën duke u mbajtur nga prindërit e saj. Nga pamjet të cilat fokusojnë tre kalimtarët nga prapa, duket sikur fëmija në një moment bie nga poshtë fustanit të vajzës.
Sipas Hurriyet Daily Neës, adoleshentja u ka thënë policisë se kishte lindur fëmijën në rrugë. Gjatë dëshmisë në polici ajo duket se ka thënë: Diçka u shkëput nga unë. Mendova se ishte një mpiksje gjaku. Nuk e dija që ishte fëmijë”. Edhe prindërit e saj citohet të kenë thënë se nuk ishin në dijeni se vajza e tyre ishte shtatzënë.
Ndërkohë që mjekët kanë thënë se i porsalinduri ishte gjetur me kërthizën të prerë çka tregon se ai ishte kishte lindur më përpara. Policia pretendon se mos reagimi i prindërve dhe i mamasë së fëmijës në video tregon se për ta, e gjithë skena, nuk ishte një shok.Nuk dihet nëse policia ka ndërmarrë ndonjë veprim penal ndaj këtyre personave. VIdeoja është publikuar në youtubë dhe po bën xhiron e botës
/Shqiptarja.com