VIDEO/ Shpërthen Justin Bieber
ndaj fansit '2 herë më të madh'

VIDEO/ Shpërthen Justin Bieber<br />ndaj fansit '2 herë më të madh'
Nuk është e thjeshtë të jesh Justin Bieber. Një tur për të mbajtur, miliona fansa dhe qindra angazhime, të shoqëruara me trysninë për të tejkaluar pritshmëritë e publikut, janë të gjitha arsyet që kanë çuar 22-vjeçarin drejt një gjendje depresive.

Këngëtari kanadez ka folur shpeshherë publikisht për gjendjen e tij të vështirë, por kulmi arriti mbrëmjen e së enjtes, kur Justin u kacafyt me një fans që i kërkoi një autograf. Lamont Richmond është djali rreth 2 metra i gjatë, me të cilin ylli i “Sorry” u përplas fizikisht.

Ai së bashku me dy mikeshat e tij biseduan miqësisht me Justin në dalje të një bari në Cleveland, por gjithçka ndryshoi kur Lamont guxoi t’i kërkojë një autograph yllit të muzikës pop, duke marrë si përgjigje: “Nuk ka autografe sot shkër***të.” Justin e ka shpjeguar edhe më parë që nuk dëshiron të bëjë foto me fansat, pasi i duket vetja si ‘një kafshë kopshti zoologjik’.

Sipas Lamont Justin mbante era alkool, për këtë arsye edhe ai tij nuk përdori të gjithë forcën kundër, ndryshe ‘do ta kishte lënë në vend’. Ai tani ka ngritur padi kundër artistit, i cili nga ana e tij thjesht ka publikuar foto në Instagramku shfaqet shumë i qetë.
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)