ITALI -Policia rrugore italiane, përgjatë aksit Genoa-Sampierdarena ka arrestuar dy shtetas shqiptarë të cilëve iu është gjetur në posedim 1 kilogram kokainë, e fshehur brenda në makinë. 
 
Oficerët e policisë në patrullë kanë vënë re një manovër të çuditshme të bërë nga ana e shoferit të makinës dhe ndaloi mjetin për ta kontrolluar, duke zbuluar edhe lëndën narkotike.
 
Por ajo çfarë ka krijuar interes te policia italiane nuk ka të bëjë me trafikun e lëndëve narkotike se sa me mënyrën e fshehjes së kokainës. Dy shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur,  kishin bërë modifikime të zgjuara në makinë, duke krijuar kështu një vend të mahnitshëm të fshehtë.