(VIDEO) Si e merr dhe çfarë i ndodh trupit tonë kur infektohet me koronavirus

Kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook një video ku shpjegohet si e merr dhe çfarë i ndodh trupit tonë kur infektohet me koronavirus.

Mesazhi i plotë
Ajo që ndodh në trupit tuaj kur merr koronavirusin, shpërndahet nga spërklat, nga hunda dhe goja, kur kollitesh apo teshtin. Ato bien mbi sipërfaqe nga ku mund ta marrësh virusin me duar, nëse prek hundën, sytë apo gojën infektohesh. Mund të sëmuresh edhe nëse i prek njerëzit, apo shtrëngon duart, dhe pastaj prek hundën, fytyrën apo gojën.

Çfarë ndodh kur virusi hyn në trup? Virusi qëndron në fyt, në pjesën e sipërme të traktit respirator. Në shumicën e rasteve 80-85% simptomat janë të buta dhe kalojnë shpejt. Mund të kesh dhimbje fyti apo një kollë të thatë. Mund të kesh skuqje fyti, ndërsa sistemi imunitar hyn në veprim dhe fillon të luftojë virusin. Mund të keni dhe temperaturë.

Temperatura e trupit rritet, sepse po përpiqet të krijojë një mjedis të parehatshëm për virusin. Në raste më të rënda virusi mund të sulmojë mushkëritë dhe të shkaktojë pneumoni. Kjo ndodh në 15-20% të njerëzve, të cilëve u bashkohen dy lloje qelizash në mushkëri dhe i shkakton bllokim. Qelizat që prodhojnë mukozë dhe qelizat cilium, qw kanë qime në membranën dhe zakonisht pengojnë që mushkëritë të mbushen me pluhur e lëng.

Përgjithësisht njerëzit e kalojnë pneumoninë, e cila do deri në 10 ditë për të arritur pikun. Megjithatë, në rastet më kritike, koronavirusi mund të jetë vdekjeprurës, sidomos për të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje të tjera. Në raste shumë të rralla, sistemi imunitar mund të mbi reagojë duke prodhuar sasi të shumta qelizash të bardha gjaku, që aktivizojnë lëndë kimike dhe që mund të arrijnë në mushkëri, duke iu shtuar kjo sulmit të virusit ndaj mushkërive, i dëmton qelizat edhe më tepër.

Reagimi i sforcuar imunutar mund të shkaktojë edhe vdekje të organit dhe vdekje. Disa të rinj e të shëndetshëm iu dorëzuan virusit, pasi sëmundja është e re dhe askush nuk është imun ndaj saj. Nëse ke sistem të mirë imunitar, trupi yt do të mund ta luftojë atë me sukses.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sula: 16/03/2020 22:07

    JEP DOREHEQJEN O RAMA O HAJVAN,,SE E SHKATARRUAT SHQIPERINE...

    Përgjigju
    • Dangellia: 17/03/2020 07:02

      Keto qe thua ti o sul leshi esht gjuha e shpellarit sali o coban i lopeve

    • Toni: 17/03/2020 00:18

      O sula o R....K Te zente korona qe ta kuptosh .Zoti kryeminister ..thank you for everything that you are doing for our people !!

    • Puls: 16/03/2020 23:09

      O Sule na ther nje pule pula s del na ther edhe nje gjel

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja