Chelsea fitoi 1-4 kundër Burnley për raundin e tetë në Premier League. Në stadiumin "Turf Moor", djemtë e Pochettinos ia dolën të merrnin triumfin e dytë radhazi edhe pse në udhëtim. Nga minuta e parë e nisi ndeshjen Armando Broja, që luajti vetëm një pjesë loje. Odobert në minutën e 15-të kaloi Burnley në avantazh, ndërsa autogoli i Dakhli mbylli 45 minutat e para në ekuilibrin 1-1. Në pjesën e dytë Palmer nga penalltia i dha epërsinë Chelsea në të 49 minuta, para se Sterling dhe Jackson të shënonin golat e qetësisë. Me Brojën në fushë Chelsea merr dy fitore radhazi dhe ngjitet në kuotën e 11 pikëve për vendin e 10-të. Burnley me katër pikë mban vendin e 18-të.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
  • Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21

    Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?