(Video) Sulmi me mitraloz ndaj shkencëtarit iranian zgjati 3 minuta

(Video) Sulmi me mitraloz ndaj shkencëtarit iranian zgjati 3 minuta

Mediat iraniane kanë shpërndarë momente të vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian të premten në lindje të Teheranit duke u qëlluar nga një mitraloz me telekomandë që operonte nga një makinë tjetër, sulm i cili zgjati të paktën 3 minuta.

Një raport i botuar të dielën nga Fars News tha se Fakhrizadeh po udhëtonte me gruan e tij të premten në një makinë “të papërshkueshme” nga plumbat, së bashku me tre automjete të personelit të sigurisë, kur dëgjoi se diçka që tingëllonte si plumba po godisnin një automjet dhe ai doli nga makina për të përcaktuar se çfarë kishte ndodhur. Në momentin që ai doli nga makina, një mitraloz me telekomandë hapi zjarr nga një Nissan që ishte i ndaluar rreth 150 metra nga makina e Fakhrizadeh. Shkencëtari iranian u qëllua të paktën tri herë, edhe truproja i tij u qëllua.

Ndërkohë që agjencia e lajmeve CNN shkruan se nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur versionin e ngjarjeve të agjencisë shtetërore të lajmeve.

Vrasja e shkencëtarit ka ngjallur probleme të shumta dhe reagime në opinionin ndërkombëtar.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shperthyesi: 30/11/2020 15:32

    edhe shkencetar, edhe rruhet ne makine antiplumb edhe del me pa jashte ca ka ndodh si ata pabuksat e lagjes qe lozin tavell dhe letra gjithe diten...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki

Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki