Anis Mehmeti ka vijuar ecurinë e tij pozitive në futbollin anglez duke shënuar një tjetër gol për skuadrën e Bristol City.
Ky realizim erdhi në ndeshjen e vlefshme për FA Cup, ku sulmuesi shqiptar dyfishoi shifrat në përballjen kundër Watford, të fituar 5-1 nga të tijtë. Goli u shënua në minutën e 37-të të takimit, duke konfirmuar formën e mirë të lojtarit në këtë fillimviti.
Ky është goli i dytë për Mehmetin brenda dhjetë ditëve të para të janarit, pas atij të shënuar në kampionat më 1 janar. Megjithëse vlerësohet si një prej lojtarëve shqiptarë me performancën më konstante në dy sezonet e fundit, ai nuk është grumbulluar me ekipin Kombëtar që prej vitit 2023.
Aktualisht, 25-vjeçari mbetet një pikë referimi në repartin ofensiv të klubit të tij në Championship. Nëntë gola ka shënuar këtë sezon Mehmeti me fanellën e Bristol.
Komente






