Roma fitoi 3-1 me Ludogorets për ndeshjen e fundit në grupet e Europa League, duke siguruar kalimin në përballjet me eleminim direkt. Me rezultatin që ishte siguruar, fundi i ndeshjes solli një ndërhyrje të rëndë kundër mesfushorit të Romës, Zalewski.
Mbrojtësi nga Benini, Oliver Verdon duke larguar topin i vendosi takat "në fyt" mesfushorit të Romës. Ndërhyrja ka qenë e ashpër, me lojtarët që u konfliktuan në fushë. Pas konsultës me VAR, arbitri kryesor Dabanovic vendosi të nxjerrë kartonin e kuq për lojtarin e Ludogorets. Për fat mesfushori i Romës nuk pësoi asgjjë serioze.
Komento