VIDEO/ Tension te Real Madrid, Modric përplaset me Vinicius! Ancelotti: Gjithmonë mbështesim kapitenin

VIDEO/ Tension te Real Madrid, Modric përplaset me Vinicius! Ancelotti: Gjithmonë mbështesim kapitenin

Vinicius Junior, Luka Modric dhe Carlo Ancelotti

Real Madrid fitoi me vështirësi 2-3 kundër Leganes dhe kaloi në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Në këtë sfidë Vinicius Junior nuk ishte protagonist me gol, por spikati për një debat me Luka Modric.

Braziliani pati një polemikë me Luka Modric pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt, kur ndeshja ishte ende e barabartë (2-2). Pas një lëvizjeje që rezultoi në një goditje nga këndi për Leganes, Modric shkoi te Vinicius për ta qortuar ashpër atë që nuk e ndihmoi skuadrën në tranzicionin mbrojtës.

Braziliani u kundërpërgjigj dhe ky qëndrim nuk i pëlqeu aspak kapitenit të Realit, me mosmarrëveshjen mes të dyve duke u parë qartazi në fushë.Pas përgjigjes së papritur të Vinicius, Federico Valverde gjithashtu iu bashkua polemikës, duke u rreshtuar me Modric, në kritikën ndaj sulmuesit.

Në atë moment, Vinicius pushoi së debatuar dhe u fokusua në mbrojtjen e goditjes nga këndi.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Carlo Ancelotti nuk iu shmang pyetjes për incidentin, por pranoi se nuk e kishte parë, teksa tregoi se cila palë kishte të drejtë sipas tij.

“Nuk e di se çfarë ndodhi, por ne duhet të respektojmë atë që tha Modric, ne gjithmonë respektojmë kapitenin”, tha trajneri italian.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit