Një video e momentit të tërmetit 7.8 ballë që goditi Nepalin dy muaj më parë është publikuar nga autoritetet vendase. Video është marrë nga kamerat e sigurisë së një hoteli i cili ndodhej në një nga sheshet e qytetit. Gjithçka ju vjen papritmas qindra njerëzve të ndodhur aty.
Ata të cilët udhëtonin me motor bien prej ti, makinat fillojnë të spostohen dhe më tragjikja është kur një ndërtesë e larë bie mbi njerëzit që ndodheshin në shesh. Ndërtesa disa katëshe zë poshtë shumë njerëz, ndërsa të tjerët të tmerruar nisin të largohen nga aty.
Sipas autoriteteve zyrtare të Nepalit nga tërmeti kanë humbur jetën mbi 6,200 persona dhe rreth 14 mijë të tjerë janë të lënduar.
/Shqiptarja.com