Video epike për koronavirusin në Shqipëri...Zëri i Ramës kumbon mbi Tiranën e boshatisur

Në këto orë të vona të natës, Tirana nuk është si çdo fundjavë tjetër, ku mbizotëron zhurma e lokaleve të natës.

Është e boshatisur, pa asnjë këmbë njeriu për shkak të gjendjes aktuale të pandemisë globale të COVID-19.

Një video pikante me dron e  dy të rinjve nuk ka nevojë për koment, pasi tregon më së miri gjithë gjendjen.

Por puna artisike nuk ka mbaruar me kaq, pasi ata kanë zgjedhur fjalët më pikante të kryeministrit Rama, I cili u bën thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

Mund ta kujtojmë mesazhin zanor të tij, kur u përpoqëm të merrnim një person në telefon, ku këshillonte të mos lëviznim nga shtëpia dhe të lanim duart sa më shpesh.

Gjithashtu një nga zgjedhjet më epike është edhe thirrja sensibilizuese e forcave blu, të cilët me megafon në makinë shëtisnin nëpër rrugët e kryeqytetit duke këshilluar e rikujtuar rregullat.

Sot është dita e tretë e vetëizolimi, shumë prej jush nuk do të donin të ishin në këtë gjendje, por kjo është për të mirën e të gjithve, për të mbrojtur njëri-tjetrin duhet të sakrifikohet.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ramazan: 15/03/2020 20:48

    Do të qëndrojmë brenda pasi kjo është për të mirën e çdokujt. Falënderojmë qeverinë shqiptare, personelin shendetsor që kanë marrë masat për ti shërbyer popullit në këto momente kaq të vështira për mbarë botën. Secili duhet t'u bindet urdhrave dhe masave të marra nga qeveria. Urojmë që kjo gjendje të kalojë sa më shpejt dhe me pak humbje.

    Përgjigju
    • Edi jam: 15/03/2020 21:47

      Ke harruar te falenderosh veten. Apo gjasme je Rama.zani. Ku ste vete mendja o njish! Bunkeri ça thot? Mire?

  • Ari: 15/03/2020 20:27

    Bravo Vis Dako

    Përgjigju
  • arti: 15/03/2020 19:52

    rrespekte autoreve, casey neistat style. artist oksidental!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja