TIRANË - Kushdo që frekuenton jetën e natës në klube të ndryshme në kryeqytet nuk duhet të habitet nëse në mes të argëtimit e muzikës së lartë të shohë efektivët e policisë. Blutë e kryeqytetit kanë intensifikuar kontrollohet në makina e lokale të njohura si problematike në Tiranë. Në aksionin më të fundit mbrëmjen e së dielës 8 persona u arrestuan dhe 41 të tjerë u shoqëruan në komisariat për verifikime. Ata akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, përshtatjes së ambienteve të lokalit për përdorim droge dhe mbajtje e armëve të ftohta.
Alfred Ndoja, Ervin Cara, Maksim Beça, Marjol Guri dhe Artur Zhuleku u arrestuan pasi u kapën në ambientet e lokalit “Cub-i” në rrugën “5 Maji” duke konsumuar lëndë narkotike kokainë. Një nga dhomat e këtij lokali që shërbente për personelin ishte vënë në dispozicion të përdoruesve të drogës, nga tre bashkëpronarët Ndoja, Cara dhe Beça. Policia sekuestroi 1.8 gramë kokainë dhe 5 telefona celularë.
Në një tjetër aksion policia arrestoi në flagrancë dy të rinjtë Klajd Mullaxhia dhe Ervis Xhakolli në rrugën “Dritan Hoxha” (Laprakë) pasi gjatë kontrollit në makinë ju gjetën dy qese kanabis.
Ndërkohë 21-vjeçari Xhulion Qesja nga Kruja, u arrestua në Bulevardin “Zogu i I-rë” pasi gjatë kontrollit në makinën e tij, ju gjet një përforcues grushti (dorezë) si dhe një thikë me hapje me gjatësi të përgjithshme 20.5 cm.
Të arrestuaritKlajd Mullaxhia, 29 vjeç lindur në Tiranë, banues në Tiranë
Ervis Xhakolli, , 28 vjeç lindur në Skrapar, banues ne Tirane
Alfred Ndoj, 36 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë
Ervin Cara, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë
Maksim Beça, 25 vjeç lindur në Dibër dhe banues në Tiranë
Marjol Guri, 26 vjeç lindur në Pogradec dhe banues në Tiranë
Artur Zhuleku, 39 vjeç, lindur në Cërrik dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve Narkotike”
Kontrollet nga policia ne lokale nate
Shoqerimi ne komisariat i te arrestuarve
Videot sensibilizuese te policise ne lokalet e nates
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7983
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Real Madrid rikthehet 'Galaktik', fiton 0-3 në derbin e vogël dhe kërcënon Barçën! Mbappe gjen rrjetën
24 Nëntor, 20:32
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje
24 Nëntor, 20:13
-
Takimi me emigrantët, Majko: Dy ditë në Londrën shqiptare, ka gjithmonë shpresë kur ka njerëz që Atdheun e kanë të parin!
24 Nëntor, 20:07
-
Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin
24 Nëntor, 19:53
-
VIDEO/ Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis, numri një në botë: Trofe për ta ndarë me popullin italian
24 Nëntor, 19:49
-
Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh
24 Nëntor, 19:34
-
IDF: Hezbollah ka sulmuar sot Izraelin me 250 raketa
24 Nëntor, 19:31
-
VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1
24 Nëntor, 19:31
-
Arrestohen 3 të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelito-moldav në Abu Dhabi
24 Nëntor, 19:25
-
Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!
24 Nëntor, 19:21
-
SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë
24 Nëntor, 19:16