Shpërthimi në Lushnjë me 2 të vdekur e 7 të plagosur, dyshohet se bombola me oksigjen ra nga vinçi! Hetohet leja e magazinës nën tensionin e lartë dhe shkelja e sigurisë në punë

Lushnje-  Shpërthimi i fuqishëm në zonën industriale në Lushnje të premten pasdite, (ora 15:30, 1 mars 2024)  i cili la pas 2 viktima dhe 7 të plagosur, mes tyre edhe deputetin socialist, Bujar Çela, është i paqartë dhe ende pa një qëndrim zyrtar, se nga u shkaktua.

E vetmja qartësi është se gjithçka nisi nga vinçi në magazinën në ndërtim e sipër, në të cilin edhe një ditë pas tragjedisë, duket të ketë mbetur varur një bombol oksigjeni. Në të, punonin  babë e bir, Roland dhe Elidian Hoxha 51 dhe 23 vjeç. Vinçi ishte i tyre po transportonte 2 bombola, njëra me oksigjen dhe tjetra me gaz argon, të cilat kombinohen për prerje dhe saldime në konstrukte metalike.

Hetimet
Fillimisht, dje në një njoftim paraprak nga policia e Lushnjës u raportua se shpërthimi ndodhi pasi vinçi preku një tel elektrik të tensionit të lartë, që ndodhet shumë pranë në lartësi me objektet e ndërtuara brenda zonës me magazina dhe biznese shumice.

Por hetuesit e rikthyer në vendngjarje këtë të shtunë, (2 mars) dyshojnë së shpërthimi të jetë shkaktuar nga një incident me bombolat. Mendohet se njëra prej tyre të ketë rënë duke shpërthyer e si pasojë të jetë këputur edhe teli elektrik. Gjithsesi, pista po hetohet dhe vetëm në vijim do të dilet në përfundime konkrete nga ana e ekspertëve.

Babë e bir merrnin hekura për skrap
Burime nga Policia thonë se për babë e bir me origjinë nga fshati Stan i Karbunarës, ishte dita e parë në këtë magazinë, ku siç thuhet jo zyrtarisht për Report Tv, nuk ishin të kontraktuar për procesin e ndërtimit, por për të marrë hekura për skrap. 

Magazina po ndërtohej, leja u mor nga deputeti Çela 
Ekspertët zjarrfikës, forcat xhenio, hetues të policisë dhe prokurori kërkuan nga afër provat për të zgjidhur gjithçka ndodhi në shpërthimin që tronditi Lushnjën. Magazina ku ndodhi shpërthimi po bëhej nga e para. Burime jo zyrtare pranë grupit hetimor thonë se lejen për ndërtimin e saj e kishte marrë deputeti socialist i  Lushnjës Bujar Çela, i cili ndodhej aty në momentin e shpërthimit.

Mes të plagosurve vëllai i nënkryetarit të bashkisë
Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm siç duket edhe në videon ekskluzive që Report Tv siguroi ditën e ngjarjes. Personat e lënduar mendohet se përfaqësojnë bizneset brenda zonës industriale, siç është Saimir Korreshi një qytetar nga Lushnja, vëllai i nënkryetarit të Bashkisë Elton Korreshi, i cili ndodhej në biznesin e tij të pijeve me shumicë. Por një pjesë mund të jenë edhe punëtor të magazinës në ndërtim. Reagimi zyrtar për të sqaruar pozitat e tyre, ende nuk është bërë nga policia. 

Grupi hetimor ka dyshime se në mesin e kësaj tragjedie ka 2 vepra penale. Shkelje të rregullave të sigurisë në punë që lidhet me bombolat që përdoreshin për saldim që mund të jenë jashtë çdo kriteri teknik, dhe shpërdorim të detyrës, që mund të lidhet me dhënien e lejes për ndërtimin e magazinës metalike poshtë linjës së tensionit të lartë.

Bilanci i shpërthimit në Lushnje me 1 mars 2024
Të vdekur

1- Roland Hoxha Babai, vinçieri,  51 vjeç
2- Elidion Hoxha Djali i vinçierit, 23 vjeç
Të plagosurit
1- Sajmir Korreshi, vëllai i nënkryetarit të bashkisë Lushnje, biznesmen - Në spitalin e Traumës
2- Sokol Lumi (në gjendje stabile -  Në spitalin e Traumës
3- Bujar Çela (deputet i PS) -pronar i magazinës - Në spitalin i Traumës
4- Ervis Sharka  - punëtor-  Në spitalin e Lushnjes
5- Lunedi Golemi - La spitalin e Lushnjes
6- Ilia Sota  punëtor - Në spitalin e Lushnjes
7-Erigjet Gorovelli - La spitalin e Lushnjes 
VIDEO-Momenti i shperthimit 
 
 
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:27
Shpërthimi në Lushnjë, një prej të plagosurve lë spitalin

1709365898_lushnje.jpg

Një prej personave që mbeti i plagosur nga shpërthimi në magazinën në Lushnjë ka lënë spitalin.

Lundei Golemi punonte në një magazinë tjetër rreth 20 metra, kur e ka kapur vala e shpërthimit dhe e ka hedhur rreth 5 metra larg.

Mësohet se ai kishte marrë dëmtime në kokë, por gjendja e tij shëndetësore paraqitet stabël.

Ora 13:40
'Ishte si tërmet! Gjithçka e shkatërruar në 5 sekonda' Një bebe dy javëshe në banesën pranë kapanonit që shpërtheu! Kryefamiljari qan

Lushnje- Shpërthimi i fuqishëm në Lushnje ka shkaktuar dëme të mëdha në banesat përreth. Report Tv ka qenë në banesën e një familjeje e cila është shkatërruar nga shpërthimi I ndodhur në magazinat tek Rrethrrotullimi i Plasmasit në Lushnje në orën 15:30 minuta të 1 marsit 2024.

Gjithçka është shkatërruar, dyer dritare. Cdo gjë brenda në banesë, ndërsa dyshemeja është e mbuluar nga ciflat metalike.

“Gjithçka u shkatërrua në 5 sekonda’ thotë kryefamiljarja. Ndërsa burri, kryefamiljari ishte në Greqi kur mësoi ngjarjen. Nuk I mban dot lotët. Jo vetëm për faktin se sheh mundin e një jetë të dëmtuar totalisht por se dhe mund të kishte humbur njerëzit e tij.

“Ishte nusja, djali! Xhama kudo, hedhur hekura këndej e andej! Mirë që s'kanë qenë njerëz jashtë! Me këtë gjëndje që është shtëpia mund të kisha dhe njerëz të vrarë. Më ka ruajtur zoti. Nusja e djalit ka 10 ditë që lindi. Mirë që zoti shpëtoi familjen”

Një qytetar thotë se është hapur 'një gropë e madhe dhe ka lëvizur dhe struktura" 

“Shpërthimi ishte shumë I fuqishëm. Edhe tërmeti. Edhe ne 3 km në vijë ajrore dhe dukej si tërmet’ thotë I moshuari.

Kliko këtu për të lexuar dëshmitë! Banorët: Shpërthimi ishte si Gërdeci, mund të kishim vdekur

Ora 12:41
"Njëra nga 2 bombolat shkaktoi shpërthimin në Lushnje' Hetuesit përjashtojnë pistën e kontaktit me tensionin e lartë

Foto: Nje dite pas shpërthimit në Lushnje
 

Lushnje-Hetuesit kanë përjashtuar pistën e hetimit që shpërthimi më Lushnjë të ketë ardhur si pasojë e kontaktit të vinçit me tensionin e lartë. Nga hetimet paraprake burimet bëjnë me dije se ekspertët dyshojnë se shkak është bërë njëra nga 2 bombolat që po transportoheshin me vinç nga babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha

Hetuesit thonë se bëhet fjalë për dy 2 bombola, njëra me oksigjen dhe tjetra me gaz argon, të cilat në kombinim të të dyjave përdoren për prerje dhe saldime në konstrukte metalike. Gjithsesi, pista po hetohet dhe vetëm në vijim do të dilet në përfundime konkrete, informon gazetari i Report Tv Sokol Dema. 

Për bombolën që ka shpërthyer do të verifikohet nëse ka qenë jashtë standardeve të sigurisë dhe që një keqfunksionim i saj ka sjell tragjedinë, apo ka qenë gabim njerëzor i vinçierit gjatë kohës që po e transportonte.

Ora 10:52
'Rolandi ishte punëtor, kishte vinçin e tij, Elidioni e ndihmonte!' Babë e bir përcillen në banesën e fundit vdiqën nga shpërthimi në Lushnje

Lushnje- Mes dhimbjes, familjarët përcollën në banesën e fundit, Roland dhe Elidion Hoxhën, babë e bir që humbën në punë. Elidioni, 23-vjeç ishte kthyer nga emigrimi dhe po ndihmonte të atin kur ndodhi shperthimi fatal.

 Me pikëllim, fqinjët e familjes Hoxha, në fshatin Stan-Karbunare të Lushnjes, tregojnë se 51-vjeçari Roland Hoxha kishte makinen me vinç dhe punonte prej disa vitesh si manovrator, ndërsa njihej si njeri human.

“Na erdhi keq shumë, Rolandi kishte vinçin e tij, punonte prej vitesh. E njohim për njeri punëtor dhe burrë të mirë. I biri, Elidioni e ndihmonte”.

Për ngushëllime në familjen Hoxha shkoi ministri i Brendshëm, Taulant Balla shoqëruar nga kryetarja e bashkisësë Lushnjes, Eriselda Sefa. 

Incidenti i djeshëm, gjatë punës për ndërtimin e një magazine, i mori jeten babë e bir dhe la të plagosur 7 të tjerë, mes tyre deputeti socialist Bujar Çela, jashtë rrezikut për jetën. Në spitalin e Traumës po merr mjekim dhe 41-vjeçar Sokol Lumi. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Nga Lushnja drejt Tiranës u transportua sot i plagosuri i tretë Saimir Koreshi me dëmtime në gjymtyrë. Ndërsa në spitalin e  Lushnjes aktualisht po trajtohen Ervis Sharka dhe Ilia Sota, në gjendje të stabilizuar. Të plagosurit Eriget Gorovelli dhe Lunedi Golemi dolen sot nga spitali.

Bilanci
Dy të vdekur  

1-Roland Hoxha, 51 vjeç
2-Elidion Hoxha, 23 vjeç
TË PLAGOSUR
1-Sajmir Korreshi biznesmen - Në spitalin e Traumës
2-Sokol Lumi punëtor - Në spitalin e Traumës
3-Bujar Çela, deputet  - Në spitalin e Traumës
4-Ervis Sharka, punëtor-  Në spitalin e Lushnjes
5- Ilia Sota, punëtor - Në spitalin e Lushnjes
6- Eriget Gorovelli - La spitalin e Lushnjes
7- Lunedi Golemi - La spitalin e Lushnjes
Ora 10:47
VIDEO/ Një ditë pas, çfarë ka tek zona ku ndodhi shpërthimi në Lushnje dhe dëmet

Tek rrethrrotullimi i Plasmasit në Lushnje brenda në zonën ku ndodhi shpërthimi që i mori jetën babë e bir dhe plagosi 7 të tjerë është zonë industrial. Aty ndodhen magazina shumice për materiale ndertimi, ushqimimore dhe banesa banimi përreth.

Shpërthimi ku ndodhi tragjedia u shënua tek kapanoni i ndërtimit ku ndodhet dhe inspektorati shtetëror i punës për të kryer verifikimet.

Dëmet janë të mëdha jo vetëm tek kjo zonë industriale por dhe në banesat përeth. 

Në Lushnje e njohin zonën e rrethuar si pronë e deputetit Bujar Çelës.

Ora 10:30
Bujar Çela dhe një tjetër në spitalin e Traumës, ja si paraqitet gjëndja e tyre shëndetësore

 

Deputeti I PS-së Bujar Çela dhe punëtori Sokol Lumi po marrin trajtim në spitalin e Traumës. Shqiptarja.com mëson se gjëndja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Gjendja e tyre është stabël dhe sipas bluzave të bardha, pasojat e shkaktuara janë të rikuperueshme. Nuk kanë probleme me gjymtyrët, dëmet janë djegie nëpër pjesë të ndryshme të trupit, por pa pasoja të rënda. Të dy I janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ora 10:14
'Ra bombola e oksigjenit që po transportonte vinçi apo preku telat e tensionit?' Dy pistat e hetimit për shpërthimin në Lushnje

 

1709368606_lushnje.jpg
Foto: Një ditë pas shpërthimit në Lushnje, 2 mars 2024

Grupi hetimor po punon mbi dy pista hetimi mbi shpërthimin e rëndë të ndodhur dje në Lushnje ku humbën jetën babë e bir dhe 7 u plagosën.

Babe e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, manovratorë, kane qene duke ngritur me vinç dy bombula oksigjeni që do të përdoreshin për saldime në çatinë e magazinës (kapanonit). 

Dyshimi i parë: Ka rënë nga lartësia njëra prej bombolave të oksigjenit që ka shkaktuar shpërtimin.
Dyshimi i dytë: Vinçi ka prekur telat e energjise dhe më pas ka ndodhur shpërthimi.

Çfarë dimë deri tani? 

Deklarata e ministrit Balla dje pas shpërthimit, 1 mars 2024

"Sot pasdite, rreth orës 15:37 minuta në zonën industriale të Lushnjes pranë një kompleksi magazinash ka ndodhur një shpërthim ndoshta i shkaktuar për shkak të kontaktit me linjën e tensionit të lartë. Dhe si pasojë e këtij kontakti, për shkak të shkarkimit të rrymës së tensionit të lartë duhet të ketë shpërthyer një mjet eskavator, i cili po bënte punimet në atë zonë. Për pasojë ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme manovratori i këtij mjeti. Në atë zonë bashkë me persona të tjerë që janë 7 në total të plagosur është gjendur edhe deputeti i Lushnjes, Bujar Çela, i cili ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit.

 

Ora 09:03
'Si Gërdeci' video tjetër e shpërthimit në Lushnje

 

Në një tjetër video që qarkullon në rrjete sociale duket shtëllunga e madhe e tymit që shoqëroi shpërthimin e fuqishëm në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në Lushnje

Shpërthimi që ndodhi rreth  orës 15:30 (1 mars 2024) tek 'Rrethrotullimi i Plasmasit' në Lushnje, i mori jetën babë e bir të cilët ndodheshin në vinç. U plagosën 7 të tjerë, mes tyre deputeti i PS-së, Bujar Çela, pronar i magazinës.

Banorët që kanë banesat atje e bizneset kanë pësuar dëme të mëdha.

 

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjeranet: 02/03/2024 19:41

    Babezia e pushtetit.

    Përgjigju
  • poli: 02/03/2024 18:45

    nderto ku te duash,,bej si te duash,,,shtet rrumpalle i thone kesaj...

    Përgjigju
  • Edi: 02/03/2024 14:17

    Gjunaf ata qe iken dhe shoferi vincit qe do ta haje kete dava. Per dy tre dite sa te prishin provat, intimidojne e mesojne cte thone deshmitaret e ca leke per te mos hapur gojen. Cudi, ne Shqiperi vetem deputetet "socialist" jane edhe bisnesmene....

    Përgjigju
  • Politika: 02/03/2024 14:02

    Duan ta kanalizojne dhe transformojne ngjarjen Si gjoja aksidentale qe mos te mbaj pergjegjsi deputeti ps Sespe e ka fajin koke e kembe per poshterite dhe zaptimin e cdo pellembe ne shqiperi, jo vetem ky po gjithe politikanet, vetem vjedhin Dhe si intereson ca pasojash krijojne dhe sa vete vdesin, mjafton te fitojne lek, si ata qe shpikin luftrat vetem per interesa ekonomik! Ne lushnje vdiqen njerez te pafajshem per arsye te mos marrje masave Dhe duhet te japin dorheqjen nga cdo gje dhe te futen ne burg autoret, Nga deputeti i pari deri tek i fundit si ndjekes punimesh Dhe mos marrje masazh me tabela punimesh me bombula gazi e oksigjeni ne zona te banuara.. karastrofe ca po behet ne kte vend!

    Përgjigju
    • Media: 02/03/2024 15:10

      Jemi bërë si feja, opium për popullin. Një me pushtetin

  • Ai cuni: 02/03/2024 09:55

    Ore po pate ndonjë tabelë punimesh me thoni po pate punëtor me veshje pune me thoni duhet të jetosh në lushnje që t'i kuptosh njerezit! hyn në burg po bërë pak llaç e jo më kapanone

    Përgjigju
  • Po mër po: 02/03/2024 09:27

    Rastësisht këta të gjithë ishin duke u trajnuar si dita e parë e punës që ishte. Nuk ishin duke punuar vërtet. Ironikisht Deputeti i ka të tijtë pra rreth familjar të gjithë.

    Përgjigju
    • Ekonomisti: 03/03/2024 08:09

      Mos ndoshta i kane futur ne sigurime ate dite mbas aksidentit, dyshoj qe kane qene te pasiguruar fare. se ska mundesi tjeter!!!

  • Lapara: 02/03/2024 09:26

    grupi hetimor sdo gjeje gje si gjithmone kur ka pushtetare ne mes. Te gjithe jane me rregull

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan