VIDEO/ Tottenham bën 'dhurata' për Krishtlindje, 4 gola në rikthimin e Premier League

VIDEO/ Tottenham bën 'dhurata' për Krishtlindje, 4 gola në rikthimin e Premier League

Brentford 2-2 Tottenham

Në "Brentford Community Stadium" në Londër, Brentford dhe Tottenham barazuan 2-2, me djemtë e Contes që marrin një pikë të vyer për vetë mënyrën sesi shkoi loja. Në avantazh vendasit kaluan qysh në minutën e 15-të me Janelt, teksa dominuan pjesën e parë edhe me golin e anulluar të Toney në të 43 minutë.

Pjesa e dytë nisi me të njëjtin rritëm, teksa Toney shënoi për 2-0. Kur u duk se Brentford kishte gjithçka në kontroll, Harry Kane në minutën e 65 shënoi për 2-1, duke ndezur shpresat për Spurs. Do duhej minuta e 71 me Hojbjerg që shënoi për 2-2. Me këtë pikë Tottenham shkon në kuotën e 30 pikëve në vendin e katërt, ndërsa Brentford me 20 pikë mban vendin e 9-të.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Liverpool fiton në transfertë, Arsenal bën detyrën dhe kryeson Premier League! Newcastle kërcënon kreun, Brighton 'Hirushja' e Anglisë


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë