Premier League ka zhvilluar katër ndeshjet e sotme, të vlefshme për javën e 11 të sezonit. Në Londër, Tottenham fitoi 2-0 me Everton. Kane në minutën e 59 zhbllokoi ndeshjen me një 11 metërsh, ndërsa në fundin e sfidës, përkatësisht në minutën e 86 Hojbjerg do vendoste në "kasafortë" tri pikët. Antonio Conte merr tri pikë me vlerë në stolin e Spurs, duke mposhtur një rival si Lampard. Me 23 pikë, Spurs mbajnë vendin e tretë në klasifikim, ndërsa me 10 pikë Everton renditet në vendin e 14-të.
Në ndeshjet e tjera, Leicester barazoi 0-0 me Crystal Palace, Fulham dhe Bournemouth u ndanë 2-2, ndërsa Wolves fitoi 1-0 me Nottingham falë golit të Neves nga pika e penalltisë në minutën e 56.
Renditja:
VIDEO:
Wolves 1-0 Nottingham
Tottenham fitoi në Londër 2-0 me Everton për javën e 11 të Premier League. . Kane në minutën e 59 zhbllokoi ndeshjen me një 11 metërsh, ndërsa në fundin e sfidës, përkatësisht në minutën e 86 Hojbjerg do vendoste në "kasafortë" tri pikët. Antonio Conte merr tri pikë me vlerë në stolin e Spurs, duke mposhtur një rival si Lampard. Me 23 pikë, Spurs mbajnë vendin e tretë në klasifikim, ndërsa me 10 pikë Everton renditet në vendin e 14-të. Në krye me 24 pikë qëndron Arsenal, ndërsa Manchester City me 23 pikë qëndron në vendin e dytë. Të dyja skuadrat kanë një ndeshje më pak.