Empoli barazoi 1-1 me Torinon në transfertë në javën e nëntë të Serie A. Skuadra e Zanettit i është falur një perle të Destros në minutën e 49 të takimit. Pas asistit të Ebuehi, sulmuesi italian ka goditur me roveshatë nga 12 metra pasi ndodhej me shpinë nga porta. Sfera ka përfunduar në rrjetën e Milinkovic-Savic, për një gol fenomenal.

Tifozët në rrjetet sociale e kanë konsideruar si "të çmendur" këtë realizim, duke dhënë edhe vlerësimet përkatëse.  Italiani u fut në fushë në minutën e 46 me nisjen e pjesës së dytë, duke iu dashur vetëm 180 sekonda kohë për të dërguar Empolin te tri pikët. Në fushë për skuadrën nga rajoni i Firenze ishte edhe Bajrami.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?